
Kylie Jenner bleu një shtëpi të re në Los Angeles, duke u bërë pronare e katër shtëpive. Vila 12 milion dollarëshe ndodhet në zonën Hidden Hills (Kodrat e Fshehura). E tëra e bardhë, kjo banesë është një parajsë e vërtetë.

11 tualete, tetë dhoma gjumi, kinema, dhomë masazhi ndodhen brenda një hapësire prej 1,226 metrash katrorë, ndërsa jashtë gjendet një pishinë me pamje gjelbërimi.

Shumica e dhomave janë arreduar me ngjyrë të bardhë dhe çdo dhomë ka dysheme druri. Garderoba është natyrisht gjigande, një dhomë më vete për veshjet dhe këpucët e 19-vjeçares.

Kylie Jenner vërtet është vetëm 19, por ka një kompani produktesh kozmetike, është imazh i disa markave ndërkombëtare dhe një popullaritet në rrjetet sociale që i sjell të ardhura marramendëse.