Futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti i ka dhënë fund lidhjes me të dashurën, lidhje e cila u përfol tepër për shkak të kombësisë së saj serbe. Ndarja e 23-vjeçarit me modelen Alisa Menkovic është mësuar pasi bukuroshja serbe, fshiu nga rrjete sociale të gjitha fotot dhe videot me futbollistin shqiptar, duke konfirmuar zërat për një krisje mes tyre.
Ende nuk dihet arsyeja e përfundimit të marrëdhënies mes çiftit që kishin një lidhje relativisht të gjatë së bashku dhe po planifikonin martesën. Megjithatë, duket se Gjimshiti nuk i ka humbur shpresat. Ai vijon të mbajë në llogarinë e tij fotot me modelen, ndoshta duke shpresuar në një ribashkim.
Burimi: Panorama