Showbiz dhe TV

E dashura e Berat Gjimshitit flet për ‘ndarjen’

9 Tetor 2016

E dashura e Berat Gjimshitit flet për ‘ndarjen’

Pasi u përfol se futbollisti i kombëtraes shqiptare Berat Gjimshiti është ndarë nga e dashura e tij Alisa Menkovic (lexo këtu), kjo e fundit reagoi nëpërmjet një prononcimi për Prive.al, ku e mohoi një gjë të tillë.

“Sigurisht, e pasj lajmin. Normalisht nuk është i vërtetë. Me ne çdo gjë është në rregull, s’e di pse ata gjithmonë po shpikin.”- u shpreh modelja serbe. Ajo vijoi më tej duke shpjeguar se heqja e fotove me Beratin nga Instagram-i, nuk kishte të bënte aspak me një ndarje mes tyre.

“Ne nuk postojmë jeton ton private të dashurisë në Instagram sepse mendojmë që kjo nuk është interesante dhe jo gjithçka duhet zbuluar në publik. Javën e aluar ishim në Itali.”- tha Menkovic, duke dërguar edhe një foto të fundit ku shihet ajo dhe futbollisti, për të dëshmuar se lidhja e tyre vazhdon.

E dashura e Berat Gjimshitit flet për ‘ndarjen’