Dalina@Anabel

Nuk jemi të vetëm që tërheqim valixhe...

17 Prill 2014

Nuk jemi të vetëm që tërheqim valixhe...

Si eshte puna: Ishte nje nga ato ditet e veshtira ne jeten time (dhe ne jeten e gjithkujt) kur dicka te ka merzitur ne shpirt. Nga ato merzitjet e thella qe s'te behet te cohesh nga krevati e te hapesh grilat, e jo me te vishesh e te buzeqeshesh. Por nuk ke luksin ta besh kete (sidomos kur nis punen e krijon familje), ndaj te duhet te dalesh.

DUHET TE DALESH! Te duhet te takosh njerez, te duhet te vishesh mire. Te kontrollosh mos te ka rene rimeli.
Te buzeqeshesh. Te besh sikur je e vemendshme edhe ndaj nje bisede qe ne ate momente ka 0 interes per ty. Te duhesh te japesh edhe mendime, kur brenda zien nga problemet e tua. Te duhet te luash me kalamajte, kur ne ate moment do vetem te izolohesh.

Sa me shume pergjegjesi ke ne jete, aq me shume fjala "DUHET" merr kuptim. Por Duhet te besh gjera dhe kudo qe shkon, terheq edhe kete "valixhen" e rende dhe te padukshme te shqetesimit tend me vete. Askush ta sheh, por ti ja ndjen peshen.
DHE ndersa isha ne nje bisede pune, ne nje tavoline te madhe, po mendoja: "Sa veta kane valixhe te tilla te padukshme me vete sot? Mos ndoshta ajo gruaja me ate gjerdanin e bukur? Apo ai zoteria me aromen e Cerrutit? Po ky djali qe hidhte batuta gjithe kohes, ka me vete valixhe? Po asistentja e edukuar qe na sjell kafen?"

Ne s'shohim asgje, nuk lexojme dot ne dhimbjet e dikujt ne ato pak minuta qe ndeshemi me dike. Shohim vetem formen. Degjojme zerin. Dallojme ngjyrat e syve e te flokeve, llojin e pelhures se fustanit. Numerojme "te lutem" dhe "faleminderit", ndjejme eren e trupit, shohim tipin e makines, numerojme centimetrat e takes... Dhe mendojme se kemi pare shume dhe kemi kuptuar gjithcka. Por sa pak dime! Sa shume pak dime per njeri-tjetrin! Nuk kemi fuqine e Zotit per te depertuar e per te pare valixhen e gjithsecilit. Por dhe sa keq, qe shpesh as mundohemi te perpiqemi te pyesim: "Te rendon dicka?" Sepse nga nje pyetje e thjeshte, mund te marrim nje perspektive krejtesisht te re per veten dhe njerezit qe na rrethojne. E te kuptojme se s'jemi te vetem qe terheqim valixhe...