Shtepia VIP

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e Bardhë

10 Nëntor 2016

Më 20 janar 2017, Shtëpia e Bardhë do të ketë një president të ri. Por ç'do të thotë të shpërngulesh në shtëpinë më të famshme amerikane?

1. Nuk mund të shpërngulesh përpara pasdites së ditës së inagurimit

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Presidenti i zgjedhur nuk mund të fillojë shpërnguljen asnjë minutë më herët.

"Nuk na lejohet të hyjmë në Shtëpinë e Bardhë deri pasditen e 20 janarit, ndaj na duhet të organizojmë gjithçka në mënyrë virtuale, në një vend që është mjaft larg. E gjithë logjistika përpunohet aty.", tregon Bradley Blakeman, ish-organizatori i George W. Bush.

2. Hyrja, sistemimi, pastrimi, gjithçka duhet bërë brenda 12 orëve

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Gjithçka duhet bërë gati shpejt; për këtë kujdesen oficerë të Administratës së Përgjithshme të Shërbimeve, të cilët rrinë aty deri në mesnatë dhe më vonë i japin edhe një dorë të fundit. Ditën tjetër bëhen ndryshimet e dekorit sipas shijes së familjes së re.

3. Përgjegjësinë për objektet që vihen aty e ka familja presidenciale

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Shumica e njerëzve nuk e dinë se gjithçka që shpërngulet në Shtëpinë e Bardhë duhet organizuar nga familja; përshembull, Barack Obama i pagoi vetë shpenzimet e transportit kur u shpërngul nga Chicago.

4. Ndërkohë, presidenti e kalon gjithë ditën në ceremoninë e përurimit

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Ndërsa shpërngulja koordinohet nga një shef, me direktivat që presidenti i ka dhënë që më parë, familja presidenciale është në inaugurimin e presidentit të ri. Kjo përfundon me një mbrëmje gala dhe vetëm në përfundim të së gjithës, familja mund të hyjë më në fund në shtëpinë e re.

5. Presidenti mund ta dekorojë zyrën e tij krejtësisht sipas shijes

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Për dekorimin e zyrës presidenciale (Dhoma Ovale), presidenti i ri ka dorë të lirë. Mund të ndryshojë detaje, por edhe mund ta dekorojë krejtësisht nga fillimi.

6. Nuk shpërngulet aty vetëm familja presidenciale

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Rreth 500 njerëz punojnë për të zhvendosur aty gjithë administratën e re. Qoftë demokrat, qoftë republikan, presidenti i ri sjell aty stafin e tij.

7. Çështja e parë për t'u zgjidhur? Planifikimi i funeralit

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Mund të duket e çuditshme por, në javën e parë e shpërnguljes në Shtëpinë e Bardhë, presidentit i kërkohet të bëjë gati gjithçka për një funeral, nëse gjatë presidencës së tij ndodh ndonjë tragjedi.

8. Presidenti i ri ka të drejtën të zgjedhë një shef të ri kuzhine

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Gjatë javës së parë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti mund të zgjedhë personin që do të kujdeset për ushqimin e familjes. "Ndoshta nuk u pëlqen shefi i kuzhinës që është aty", shpjegon Blakeman, "Por, me shumë gjasë, nuk do të provojnë asnjë ushqim të shtëpisë gjatë ditës së parë. Vakti i tyre i parë është mëngjesi i nesërm."

9. Një limuzinë e re për presidentin e ri

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Presidenti i ri pajiset me një makinë të re shtetërore, e pajisur po ashtu me një sistem të ri sigurie, të dhënat e të cilave i di sigurisht vetëm Shërbimi Sekret.

10. Rinovohet albumi i fotove të presidentit

10 fakte surprizuese mbi shpërnguljen në Shtëpinë e

Jashtë Dhomës së Kabinetit gjendet një album shfletues me foto të presidentit, që përfshin foto nga takimet me aleatët dhe udhëheqësit botërorë. Gjatë ditës së parë, hiqen fotot e presidentit pararendës dhe vihen ato të presidentit të ri gjatë përurimit.

Burimi: Cosmopolitan