Cyber Fun

Instagram sapo prezantoi jo 1, por 3 risi që do t’i adhuroni!

10 Nëntor 2016

Instagram sapo prezantoi jo 1, por 3 risi që do t’i adhuroni!

Së fundmi, Instagram prezantoi 3 risi tepër të rëndësishme në platformën Insta Story, të ngjashme me Snap Chat-in. E para, konsiston në etiketimin e  miqve tuaj në video, që mund të bëhet fare thjeshtë duke shtypur ikonën “@” dhe duke shtuar emrin e personit që dëshironi, i cili do të njoftohet për këtë.

Risia e dytë është postimi i link-eve të artikujve ose videove të këngëve që ju pëlqejnë. Ky opsion do të testohet fillimisht tek personazhet e famshëm si Beyonce ose Taylor Swift, për t’u bërë, në një të ardhme, i aksesueshëm edhe për publikun e gjerë.

Instagram sapo prezantoi jo 1, por 3 risi që do t’i adhuroni!

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, është postimi i videove Boomerang. Tashmë nuk do të keni nevojë të shkarkoni videot e bëra me këtë aplikacion për t’i ripostuar në Insta Story, por mund ta bëni këtë menjëherë duke e rrëshqitur gishtin nga e djathta, teksa shtypni butonin e filmimit.

Burimi: Refinery29