Social Buzz

Historia e pabesueshme e dashurisë: Gjen rastësisht ‘fiksimin’ e kopshtit, martohen!

25 Nëntor 2016

Historia e pabesueshme e dashurisë: Gjen rastësisht

E keni parasysh dashurinë me shikim të parë? Kjo histori dashurie me fund të lumtur ia kalon të gjithave. Ky çift, tashmë burrë e grua, u njohën në kopsht dhe u takuan 30 vjet më vonë krejt rastësisht, në një prej sajteve për njohje online.

Amy Giberson, tani 34, ishte pëlqimi i parë për Justin Pouders-in, tani 34 vjeç, kur ishin në të njëjtin kopsht. Në 2014-ën ata pëlqyen njëri-tjetrin në sajtin Match.com dhe bënë takimin e parë në një restorant. Aty si i themi ne, ngjitën me njëri-tjetrin menjëherë; Amy kujton se që në takimin e parë mendonte: “do të ha darkë me këtë burrë për gjithë jetën.”

Historia e pabesueshme e dashurisë: Gjen rastësisht

Pak muaj më vonë, zbuluan faktin interesant, se kishin qenë bashkë në kopsht dhe se Amy Giberson ishte në të vërtetë Amy e kopshtit.

“Justin rastësisht më tregoi se i pëlqente emri im sepse i kujtonte emrin e vajzës së parë që kishte pëlqyer në kopsht.”, tregoi ajo për “Cosmopolitan”, “Unë me shaka i thashë se nuk isha unë, kështu që nuk doja të dëgjoja më për këtë farë Amy.”

Por, doli se bëhej fjalë për të njëjtin njeri. Ndonjë muaj më vonë, Justin po i tregonte se njëherë në kopsht kishte vrarë këmbën, dhe i përmendi edhe emrin e kopshtit. Këtu i ranë në të: të dy kishin qenë në të njëjtin vend!

Madje nëna e Justin-in gjeti një foto të vjetër të shkrepur në kopsht, ku ata ishin bashkë, ulur afër njëri-tjetrit!

Historia e pabesueshme e dashurisë: Gjen rastësisht

Tani, 30 vjet më vonë, ata janë zoti dhe zonja Pounders.