Cyber Fun

Rusia sfidon Facebook-un me një rrjet social super të veçantë

3 Dhjetor 2016

Rusia sfidon Facebook-un me një rrjet social super të

Një rrjet social në formën e Facebook-ut, por ku mblidhen protagonistët e revolucionit Bolshevik të 1917-tës, sapo ka nisur të funksionojë në Rusi.

Projekti quhet “1917: Historia e lirë” dhe synon të rikrijojë botën e atyre njerëzve jeta e të cilëve u tranformua, apo edhe shaktërrua nga revolucioni. Historitë e tyre tregohen nëpërmjet postimeve në formën e statuseve, faqeve, fotografive etj.

Përdoruesit janë figura të njohura të historisë, si për shembull Car Nikolasi 2-të, i cili në një moment të jetës së tij  martohet, ndërsa më pas i drejtohet njësive ushtarake në kufi ku një krizë e rëndë ka goditur frontin rus.

Sigurisht që nuk mund të mungojë as lideri Bolshevik i arratisur, Vladimir Lenin, i cili gjendet në Zyrih, prej ku predikon Manifestin e tij Komunist.

Secili nga përdoruesit nga një numër shokësh dhe shoqesh, duke përfshirë jo vetëm figura politike, por edhe këngëtarë apo shkrimtarë. Sipas krijuesve, projekti do vazhdojë deri në muajin janar të vitit 2018.