Showbiz dhe TV

Bujar Lako arriti atë që asnjë aktor shqiptar nuk mundi përpara tij

26 Dhjetor 2016

Bujar Lako arriti atë që asnjë aktor shqiptar nuk mundi

Bujar Lako është një prej emrave më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Me filma si: “Gjeneral Gramafoni”, “Udha e shkronjave”, “Ballë për ballë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, si dhe shumë role në teatër, aktori mori dashurinë e publikut dhe vlerësimin e kineastëve shqiptarë.

Bujar Lako arriti atë që asnjë aktor shqiptar nuk mundi

Lako është nderuar me shumë çmime e tituj të lartë; në 1979-ën iu akordua çmimi i Republikës i shkallës së parë; në 1991-shin u shpall aktori më i mirë për interpretimin në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, si edhe është nderuar me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1985.

Përveç këtyre vlerësimeve në vend, Bujar Lako ka arritur të marrë edhe mirënjohjen nga disa prej kritikëve më të rëndësishëm të kinematografisë, siç ishte juria e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kairo. Në 2005-ën ai mori çmimin si aktori më i mirë i vitit, çmimi më i lartë për një aktor shqiptar, në një festival të kategorisë A.

Bujar Lako arriti atë që asnjë aktor shqiptar nuk mundi

Në këtë edicion, filmi shqiptar “Syri Magjik” (“The Magic Eye”) i regjisorit Kujtim Çashku, u vlerësua me disa çmime, mes të cilave edhe çmimi i “Filmit më të Mirë” në festival.