Shtepia VIP

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se të ishte princeshë!

16 Janar 2017

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Kate Middleton ka udhëtuar shumë si dukeshë e Cambridge-it, por edhe përpara se të bëhej pjesë e familjes mbretërore ka pasur një stil jetese që e lejonte të vizitonte shumë vende të bukura. Që kur lindi në Berkshire, Angli, në 1982-shin, Kate ka jetuar në shtëpi të bukura fshati.

Raportohet se Kate, William dhe dy fëmijët e tyre, princi George dhe princesha Charlotte, do të shpërngulen përsëri në pallatin e Kensington-it për të kaluar atje gjithë vitin.

Ndërkaq, shikojmë sesi kanë evoluar deri tani shtëpitë e Kate Middleton-it.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Në 1982-shin, sapo lindi, prindërit e sollën Kate-in në këtë shtëpi, në fshatin Bradfield Southend, në Berkshire. Këtu jetoi deri në moshën 13-vjeçare.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Suksesi i kompanisë së katering-ut për party të familjes Middleton, "Party Pieces", u solli shumë të ardhura, duke u dhënë mundësinë të shpërnguleshin në një shtëpi 250.000 dollarëshe. Shtëpia me pesë dhoma gjumi ndodhet në Bucklebury, Berkshire.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Shkolla St. Andrew, Pangbourne
Ky është vendi ku Kate dhe William u takuan për herë të parë. Shkolla private e St. Andrew-t gjendet në Pangbourne të Berkshire-it. Në vitin 1991, ata u njohën për herë të parë, kur William shkoi të luante një ndeshje hokej për shkollën Ludgrove, ku studionte.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Kolegji i Marlbororough-ut
Në 1996-ën, Kate dhe e motra, Pippa, nisën shkollën e mesme në kolegjin e Marlbororough-ut, në Wiltshire. Asokohe ishte një prej institucioneve më të shtrenjta dhe prestigjioze në Britani.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Universiteti i St. Andrews-it
Në shtator të 2001-shit, Kate nisi studimet në Universitetin e St. Andrews-it në bregun lindor të Skocisë. Ajo jetoi në godinën e St. Salvator-it, ku një prej banorëve ishte edhe princi William. Kate kujtoi më vonë se pasi e takoi për herë të parë u bë "e kuqe flakë, gjithë turp". Më pas nisën të jetonin bashkë me dy studentë të tjerë në një apartament në mes të qytetit.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Chelsea, Londër
Pasi u diplomua në 2005-ën, Kate nisi punën si agjente shitjesh për dyqanin "Jigsaw", dhe bashkë me të motrën Pippa u shpërngulën në lagjen Chelsea në Londër. Më tej prindërit e tyre e blenë apartamentin që të tre fëmijët e tyre të jetonin aty.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Anglesey
Pas martesës së madhe në 2011-ën, Kate dhe William shkuan të jetonin në një bujtinë me katër dhoma gjumi në ishullin e Angelsey-t. E morën me qira dhe paguan diçka më pak se 750 paund në muaj për shtëpinë ndërsa William punonte si roje shpëtimi në plazhin pranë.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Vila e Bucklebury-t
Prindërit e Kate e blenë vilën e Backlebury-t në 2012-ën, thuhet me ndihmën e dhëndrit të tyre. Kjo pronë gjigande ka shtatë dhoma gjumi, një fushë tenisi dhe një pishinë. Pas lindjes së princit George, fëmijës së tyre të parë, Kate dhe William shijuan këtu disa muaj në intimitet.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Pallati i Kensington-it
Kur Kate dhe William po bëheshin gati të merrnin postet zyrtare, familja u shpërngul në apartamentin 1A në pallatin e Kensington-it. Dhoma nr. 20 është më e luksozja; aty ku jetoi princesha Dajana deri në ditën e fundit.

S'e kishim imagjinuar aspak kështu jetën e Kate përpara se

Godina e Anmer-it
Kjo shtëpi e stërmadhe në Sandringham Estate në Norfolk ishte një dhuratë për William-in nga gjyshja, Mbretëresha Elizabetë II. Pas një rinovimi shumë të kushtueshëm, Kate, William dhe dy vogëlushët e tyre shkuan të jetonin atje në 2015-ën.