Social Buzz

Nuk ju pëlqen hunda juaj? Është faji i origjinës!

17 Mars 2017

Nuk ju pëlqen hunda juaj? Është faji i origjinës!

E madhe, e vogël, e drejtë, me kurriz… hunda njerëzore numëron me dhjetra forma. Por pse kaq shumë ndryshime? Sigurisht që ashtu si shumë tipare të tjera, këtu luan rol edhe gjenetika. Mirëpo një studim i publikuar në revistën “Plos Genetics”, i shkon më thellë kësaj çështjeje duke na informuar se në fakt, forma e hundës përcaktohet edhe nga origjina jonë. Sipas studiuesëve amerikanë Arslan Zaidi dhe Mark Shriver, që kanë studiuar hundët e popullatave në Afrikë, Azi dhe Europë, ndryshimet nuk lidhen vetëm me trashëgiminë gjenetike që manifestohet rastësisht në popullsi,por edhe me kushtet ambientale.

Sipas studimit, hundët më të mëdha janë më të zakonshme në zonat e ngrohta me lagështirë. Ndërsa hundët më vogla janë më të përhapura në zonat e ftohta dhe të thata. Duke qenë se një nga funksionet e zgavrave të hundës është ai i të ngrohurit dhe të lagështimit të ajrit, kjo është arsyeja përse hundët e njerëzve që jetojnë në zona të ftohta dhe të thata janë më të vogla, pasi në këtë mënyrë këto funksione kryhen më mirë. Në mënyrë të anasjelltë, personat që nuk kanë nevojë të lagështojnë dhe të ngrohin ajrin, si ata që jetojnë në zona të ngrohta me lagështirë, kanë flegra më të gjera.

Burimi: Corriere.it