Sydney Sweeney po ngre më shumë dyshime rreth thashethemeve për një ndarje të mundshme, pasi fshiu nga rrjetet sociale foton me të fejuarin e saj, Jonathan Davino, ku shfaqeshin duke u puthur.
Disa fansa pretendojnë se dyshja janë ndarë, pasi mediat raportuan se aktorja po qëndronte pa Davinon në një hotel në Beverly Hills.
Pas këtyre raportimeve në media, fansat kanë “gërmuar” në profilin e Sydney dhe kanë vërejtur se ajo ka fshirë një foto me të fejuarin e saj, ku shfaqeshin duke u puthur. Fotoja tregonte Davinon duke u përkulur për të puthur Sweeney, ndërkohë që miqtë e dyshes festonin pas tyre.
“Ditët e fundit të vitit 2024 do të jenë gjithmonë disa nga të preferuarat e mia,” shkruante ajo përbi fotos.
Përfaqësuesit e aktores nuk iu përgjigjën kërkesës së “People” për koment.
Sëeeney dhe Davino ndezën thashethemet për një romancë që nga viti 2018 dhe u fejuan në vitin 2022.
"Kam qenë në një marrëdhënie të qëndrueshme për një periudhë shumë të gjatë, që nuk është normale në këtë industri dhe as për moshën time," i tha ajo “Glamour UK" në dhjetor 2023, duke shtuar se Davino ishte miku i saj më i mirë.
Aktorja e “Euphoria” gjithashtu ka theksuar në intervista të ndryshme se është e rëndësishme për të që të mbajë jetën private larg vëmendjes publike.
"Mendoj se është e rëndësishme të kem diçka vetëm për vete," tha ajo.
Megjithatë, më herët dyshja thuhej se shtynë datën e dasmës së tyre, të planifikuar për në maj, për shkak të angazhimeve, siç raportoi TMZ në shkurt.
Artikuj të sugjeruar: