Health News

Studim i fundit: Shqisa e nuhatjes ndikon në jetëgjatësinë tonë!

23 Mars 2017

Studimet e fundit na bëjnë me dije se shqisa e nuhatjes është tregues i jetëgjatësisë sonë. Thuhet se personat që humbasin ndjesinë e nuhatjes në një moshë të caktuar janë të prirur për të vdekur më shpejt.

Studim i fundit: Shqisa e nuhatjes ndikon në jetëgjatësinë

Edhe pse në fakt studimet e mëparshme kanë rezultuar se ekziston një lidhje mes sëmundjes së Alzheimer-it dhe humbjes së nuhatjes, akoma nuk ka një studim të detajuar që e shpjegon këtë fenomen, impakti i së cilit është jo pak i rëndësishëm në jetën tonë. Nga një studim i Harvardit rezultoi se personat të cilët vuanin nga kjo sëmundje kishin vështirësi në nuhatje, madje nuk ishin në gjendje të dallonin shijet e ngjashme të frutave të ndryshme.

Studim i fundit: Shqisa e nuhatjes ndikon në jetëgjatësinë

Gjithsesi, derisa ekspertët e fushës të japin përfundime të tjera rreth kësaj, njerëzit të cilët vënë re ndyshime në shqisën e nuhatjes, nuk duhet të shqetësohen pasi ajo mund të vijë dhe nga shkaqe të tjera, siç mund të jetë sinoziti. Më e mira që mund të bëni është një vizitë rutinë tek mjeku.

Burimi:'Telegraph'