Modelja e fitness-it dhe fituesja e “Dancing With The Stars” Dorina Mema, ishte e ftuara e së premtes në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, ku përveçse prezantoi vajzën 15-vjeçare, foli edhe për martesën e saj të parë. Mema tregoi se ajo dhe ish-bashkëshorti, njëkohësisht babai i vajzës së saj, janë martuar me shkuesi kur ajo ishte 19 vjeçe.
“Ngaqë ishim moshatarë, martesa jonë nuk eci. Megjithatë tani jemi miq shumë të mirë për hir të vajzës.”- u shpreh Mema në studion e emisionit duke shtuar se ishte marrëdhëia e mirë me vjehrrin dhe vjehrrën që bënë që situata të përmirësohej shpejt dhe që vajza të mos prekej nga divorci i prindërve.
Ndër të tjera, Dorina Mema gjithashtu zbuloi se prej disa kohësh ajo është në një lidhje. “Kam dikë në jetën time dhe si vajza, ashtu edhe e gjithë familja ime është në dijeni.”- u shpreh ajo duke theksuar që ende nuk ka hedhur hapa të tjerë me partnerin e ri, sepse dëshiron që t’i përkushtohet vetëm së bijës derisa ajo të jetë rritur edhe pak.