Social Buzz

Këto 5 hapa do të ulin ndjeshëm nivelin e stresit tek ju!

3 Prill 2017

Stresi është pjesë e pandarë e jetës sonë dhe shkaku kryesor për sëmundje të ndyshme. Përditshmëria e lodhshme, realiteti dhe problemet, rëndojnë gjithnjë e më shumë gjendjen tonë emocionale. Por jo gjithçka është kaq e errët sa duket. Ekzistojnë disa mënyra që ndihmojnë në eleminimin e stresit, aplikimi i të cilave do ta bëjë më pozitive jetën tuaj.

Këto 5 hapa do të ulin ndjeshëm nivelin e stresit tek ju!

1.

Flini dhe zgjohuni heret!

Të gjithë e dimë se gjumi është shumë i rëndësishëm. Të flesh dhe të zgjohesh herët nga gjumi mund t’ju ndihmojë ta filloni mbarë ditën. Nëse mëngjeset tuaja i ngjasojnë një kaosi, kjo energji do t’ju ndjekë gjatë gjithë ditës suaj. Për ta shmangur këtë, më e mira që mund të bëni është t’i jepni vetes kohën që ju duhet në mëngjes, për të menduar me kujdes objektivat e ditës. Më e mira do të ishte nëse do të përgatiteni që në mbrëmje, në mënyrë që minutat e lira në mëngjes t’i shfrytëzoni duke bërë gjërat që ju pëlqejnë.

Këto 5 hapa do të ulin ndjeshëm nivelin e stresit tek ju!

2.

Bëni një listë gjërash që duhet të bëni.

Fillojeni ditën duke bërë një listë të gjërave që keni për të bërë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të organizuar dhe dita juaj do të jetë më e lehtë. Më e mira do të ishte që lista të kryesohej nga gjërat më të rëndësishme, në mënyrë që të mos shpërndaheni. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni ankthin që të gjithë ndiejmë kur nuk keni përfunduar ende punë të cilat janë urgjente.

Këto 5 hapa do të ulin ndjeshëm nivelin e stresit tek ju!

3.

Mos u shqetësoni për gjëra që nuk mund t’i kontrolloni.

Kur shqetësohemi, shpenzojmë shumë nga energjitë tona të cilat mund t’i fokusonim diku tjetër. Mos e humbisni kohën për gjëra që nuk janë në dorën tuaj. Të përqendroni mendimet tuaja aty, nuk do ta ndryshojë situatën. Në vend të kësaj, më mirë mendoni rreth ndonjë zgjidhjeje të mundshme.

Këto 5 hapa do të ulin ndjeshëm nivelin e stresit tek ju!

4.

Mësoni të thoni “JO”.

Një nga mënyrat më të fuqishme për të reduktuar stresin është të mësoni të thoni jo, për gjëra që nuk dëshironi t’i bëni. Nëse e gjeni veten të aporovoni diçka vetëm sepse duhet bërë, e vetmja gjë që do të fitoni, është nivel stresi i panevojshëm. Të mos kesh frikë të thuash jo, është një hap drejt rrugës që mund t’ju hapet drejt gjërave që vërtetë doni t’i bëni.

Këto 5 hapa do të ulin ndjeshëm nivelin e stresit tek ju!

5.

Ushqehuni mirë.

Ushqimi është një nga gjërat kryesore që ndihmon në eleminimin e stresit. Varieteti në ushqim, ndërthurja e proteinave, frutave dhe perimeve do t’ju japë energjinë që ju duhet në një ditë të ngarkuar. Madje që trupi juaj të funksionojë siç duhet, është thelbësor konsumimi i ujit. Ajo që duhet patjetër të shmangni janë ushqimet e shpejta, të konservuara dhe ëmbëlsirat.

Këto 5 hapa do të ulin ndjeshëm nivelin e stresit tek ju!

Burimi:'Huffington Post'