Dy vjet e gjysmë pas lindjes së djalit dhe pak ditë më vonë, humbjes së bashkëshortes, Alban Hoxha rrëfen jetën prej babai të vetëm.
Teksa e ndan jetën mes futbollit dhe të birit, portieri i Partizanit dhe kombëtares thotë se e gjen kohën edhe për të njohur njerëz. Megjithatë, ai pohon se pavarësisht se mund të ketë njohur “njerëz të caktuar”, është ende herët për të folur për një partnere që ta njohë me të birin si gruan e tij.
“Është herët për ta menduar. Nuk është se më pengon të dal dhe të njoh njerëz, por mendoj se është herët.”, u shpreh ai për “Jo vetëm modë”.
Dy vitet e fundit, Alban Hoxha është përfolur shumë për marrëdhënien e tij me Çiljeta Xhilagën, ndonëse asnjëri prej të dyve nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejtë. Megjithatë fotot bashkë në rrjete sociale, komentet që i lënë njëri-tjetrit në postime dhe fakti që janë parë shumë shpesh bashkë, tregojnë se mes tyre ekziston një marrëdhënie e afërt.
Çiljeta, e cila gjithashtu kujdeset vetë për të birin, Fernandon, pas ndarjes nga babai i tij, është shprehur se kalojnë shpesh kohë me Alban Hoxhën dhe Bekon, dhe djemtë e tyre tashmë janë bërë miq. E pyetur mbi komentet dhe foto bashkë, në shtator ajo u shpreh kështu për “Bluetooth”:
“Jemi njerëz familjarë, nuk bëjmë lojëra për portalet.”