Anabel Dossier

Shqiptarët ndër vite: ‘Mirupafshim’ Mimoza dhe 'mirëserdhe' Kamut!

21 Prill 2017

Shqiptarët ndër vite: ‘Mirupafshim’ Mimoza dhe

Nga një kërkim i rastësishëm në internet e gjetëm veten në Instaemra, faqen e Institutit të Statistikave që mbante të dhënat për emrat e shqiptarëve deri në vitin 2014. Edhe pse për dy vitet e fundit lista nuk ishte rifreskuar, u argëtuam shumë me atë çfarë zbuluam!

Shqiptarët ndër vite: ‘Mirupafshim’ Mimoza dhe

Gjyshe Moza

Mimoza tashmë mund të jetë gjyshja, tezja, halla apo komshia përballë, por në vitet '70, Mimoza ishte vajza e sapolindur. Ky është një nga më të përhapurit, ku nga kërkimi rezulton se mbi 10.000 shqiptare mbajnë këtë emër. Mimoza ishte vërtet trendi i atyre viteve, që më pas u shndërrua në personazhin që kujtohet ende pas rolin të Mimoza llasticës.

Shqiptarët ndër vite: ‘Mirupafshim’ Mimoza dhe

Pak Shpresë në këto ditë të zymta...

Po aq të famshëm ishin dhe emrat që përcillnin ndjenjën e shpresës dhe të një të ardhmeje më të mirë. Teksa dëgjon Shpresa, Lindita, Fatmira, Fatbardha nuk mendon asgjë tjetër përveçsë shpresës, mbarësisë, rilindjes, mirësisë dhe bardhësisë. Emrat të cilët tregojnë më së miri atë që po kalonte shoqëria shqiptare: sistemi komunist mëtonte të ngjallte ndjenjën e  shpresës, dritës, mbarësisë, mirësisë, fatit të bardhë një formë rilindjeje.

Shqiptarët ndër vite: ‘Mirupafshim’ Mimoza dhe

Ciao Paola!

Pas ardhjes së demokracisë, i thamë mirupafshim Mimozës për të mirëpritur Paolën, Kiarën, Rominën, Sarën, Ambrën, Stelën e të tjera. Telenovelat italiane dhe më pas ato spanjolle e meksikane bënë punën e tyre, duke frymëzuar prindërit shqiptarë që t’u vendosnin fëmijëve emrat e personazheve. Kështu që nëse Mimoza ishte emri më popullor i të lindurve të '70-tës, në vitet ’90 rezulton që Sara ishte “Mimoza e re".

Shqiptarët ndër vite: ‘Mirupafshim’ Mimoza dhe

Jenny nga Blloku!

Kjo deri në vitet 2000, pasi shumë shpejt ra interesi për telenovelat dhe u rrit interesi për filmat dhe muzikën amerikane. Kevin, Tedi, Brajan, Enxhi, Xheni ishin emrat që na sjellin në mendje “I vetëm në shtëpi”, Jennifer Lopez  dhe shumë personazhe të tjerë.

Shqiptarët ndër vite: ‘Mirupafshim’ Mimoza dhe

Noel dhe pastaj (më mirë të mos e themi)

Së fundmi, nga kërkimi në faqen Instaemra vumë re diçka të çuditshme: një tendencë drejt emrave biblikë. Joel, Noel, Xhoel, Noemi janë në vendet e para të listës së emrave më të përdorur që nga viti 2014. Frymëzimi mund të mos ketë qenë pikërisht bible, por fakti që janë emra të shkurtër, interesantë dhe të lehtë për t’u mbajtur mend.

Ky evolucion i emrave të fëmijëve shqiptarë në kohë na jep një ide rreth asaj çfarë i ka frymëzuar prindërit, por gjithashtu ngjall dhe një ndjenjë frike. Duke qenë se zakonisht këta të fundit i referohen televizionit, urojmë që lista të mos shtohet me emra si Sarasvaticandra ose edhe Kamut.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.