Kim është një nga yjet e ekranit për të cilën dimë pothuajse gjithçka ndodh me jetën e saj. Ajo kujdeset të na informojë për çdo gjë që i ndodh, kjo falë edhe “Keeping Up With The Kardashian”, reality show-it që prej kohësh i mban fansat të mbërthyer ndaj çdo të reje që ndodh në familjen Kardashian. Kur sjellim ndërmend jetën e saj luksoze, në një moment, të gjithë jemi bërë kureshtare për të parë se ku jeton seks simboli dhe familja e saj.

Dhe po të mendohemi mirë, ajo është treguar e rezervuar në lidhje me shtëpinë e saj. Sigurisht që askush nuk dyshon në magjinë e një shtëpie në të cilën vetëm znj. West ka luksin të jetojë, por gjithsesi kurioziteti nuk mungon.

Privatësi të lutem! Shtëpia e Kim-it dhe Kanye-s ndodhet në “Hidden Hills”, Kaliforni. Një hapësirë gjigande e menduar mirë nga çifti që ata dhe fëmijët e tyre të jenë sa më larg syrit të paparacëve.

Ndoshta prandaj janë të gjithë “hot” brenda saj.

Këtu familja kalon kohën e saj më cilësore. Imagjinojini, Kim Kanye dhe 2 vogëlushët të shtrirë në këto divanë që duken kaq të rehatshëm. S’mund të ishte më mirë se kaq.

E ndërsa ky kënd i rehatshëm sigurisht që nuk mund t’i mungonte çiftit të yjeve.

Keni uri? Do t’ju shtohet sapo të shihni kuzhinën e Kim-it. E kush s’do të donte ta kalonte gjithë ditën duke gatuar nëse do të kishte këtë kuzhinë? Edhe nëse Kim nuk është ndonjë amvisë e zonja, ky ambient ndihmon për gjithçka.

Bardhësi, finesë dhe shumë luks në një ambient të vetëm. Dhoma ku darkon familja West është thjesht një përrallë dhe askush s’mund ta mohojë këtë.

Pastaj, këtu ndodh magjia! Kim dhe Kanye, sigurisht që do të flenë rrethuar nga stili.

Kur vjen momenti që ajo duhet të çlodhet, spa-ja është gjithçka që e shpëton. E ç’rëndësi ka nëse je tmerrësisht i lodhur, kur vjen në shtëpi dhe të pret një pamje e tillë! Ok Kim, shijoje!

Këtu çifti mban çdo veshje që ne ia shohim me aq admirim. Epo rrobat e saj nuk meritojnë të vendosen në asnjë vend tjetër që nuk është si ky.

Mos thamë gjë që në suitë ndodhen 2 tualete gjigande? Nëse nuk duan të jenë bashkë, secili shijon atë copëz parajse që vetëm një vaskë e ngrohtë mund të ta ofrojë. Kjo po që mund të quhet art në një banjë të vetme.

Në familjen West ndodhen 2 pishina. Dhe janë kaq luksoze sa duken.

Në fakt, nuk e kishim menduar ndonjëherë se Kim mund të kishte ëndërruar që në kopshtin e saj të krijonte hapësira për vreshta!

Kjo është pamja që yllit 36-vjeçar i duhet të shohë çdo ditë! Çfarë mund të kërkosh më shumë?
Në fakt vetëm tani arrijmë ta kuptojmë pse Kim-it nuk ia kishim parë shtëpinë. Ajo e ka ditur mirë se sa mund të tronditemi të gjithë pas këtyre pamjeve, pa menduar pastaj për vlerën që kjo shtëpi ëndrrash mund të ketë.