Chrissy Teigen dhe John Legend janë një ndër çiftet më karizmatike të ekranit. Prej më shumë se 10 vitesh bashkë, ata nuk kursehen në asnjë rast ta shfaqin dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit. Humori i Chrissy-t, kombinuar me pozitivitetin që këngëtari transmeton, e kanë shndërruar dyshen në çiftin më “cool” të momentit.

Prej një viti prindër të një vajze të adhurueshme, John-it dhe Chrissy-t u është dashur të zgjedhin dhe shtëpinë e re për familjen e tyre të vogël. Residenca e çiftit ndodhet në Bevery Hills, më parë duket se në të ka jetuar ylli i pop-it, Rihanna.
Shtëpia me 5 dhoma gjumi dhe 8 tualete ka një hapësirë prej 791 metrash katrorë, hapësirë kjo relativisht e mjaftueshme që vajza e tyre e vogël të luajë lirisht. Le t’i hedhim një sy ambienteve të tjera të shtëpisë.

Dhoma e ndenjjes kufizohet nga dyer xhami që të lejojnë të shijosh pamjen para shtëpisë.

Ky është ambienti në të cilin John Legend frymëzohet dhe jo vetëm se aty është instrumenti i tij i preferuar, por pamja përtej dritares është thjesht mahnitëse.

E kush nuk i ndjek me dëshirë këshillat dhe recetat që Chrissy ndan çdo ditë me ndjekësit e saj në Instagram dhe që duken kaq të shijshme! Përveç pasionit, kjo kuzhinë është gjithçka i duhet modeles për të bërë art edhe aty.

Dhoma e tyre i ngjan një pikture perfekte. Ngjyra të kombinuara me kujdes, ndriçim dramatik dhe jashtë dhomës për të shijuar pamjen fantastike është ajo që do t’i bënte të gjithë të lumtur.


Përveç dushit, ambientet e tjera të banjës janë një copëz arti. Ngjitur me vaskën është një dritare gjigande e cila të ofron horizontin e një qyteti të tërë. E si të mos frymëzohesh për të bërë mrekullira, kur të duhet të relaksohesh pikërisht aty. Për të mos folur më pas për rregullsinë dhe pastërinë e "frikshme" të peshqirëve.