Përbëhet nga vajza, por quhet një “bandë djemsh”. Bëhet fjalë për FCC-Acrush, që është banda më e fundit androgjene në Kinë. Edhe pse nuk kishte publikuar asnjë këngë, grupi u bë papritur i famshëm duke tërhequr mijëra ndjekës në rrjetin social Weibo.
“Ne jemi një bandë vajzash, por dukemi si djem të rinj të bukur. Jo si vajza të reja. Ky pozicion na shkon më shumë.”-tha Min Junqian, anëtar i bandës. Në fotografitë e para të publikuara, shfaqen pesë vajzat, nga 18 deri në 24 vjeçe, me flokë të shkurtra, pantallona dhe një qëndrim prej djali. Në një skenë tjetër, ato shfaqen duke luajtur futboll për shkak të lidhjes së tyre me Konfederatën e Futbollit të Fantazisë, nga rrjedh dhe emri i tyre. Ndërkohë, A-ja është përdorur për emrin e perëndisë greke Adonis.
Sipas anëtarëve të bandës, kjo formë është jo vetëm një eskperiment, por shkon paralelisht edhe me faktin që vajzat që vishen si djem, janë më tërheqëse dhe të sigurta në vetvete se vetë djemtë. Kjo është gjithashtu mënyra e tyre për të përmbysur stereotipet gjinore në Kinë, ku ende merret si e mirëqenë që mashkulli është dominanti midis dy gjinive. Nga ana tjetër, suksesi i tyre afatgjatë, sigurisht që varet nga ajo që ka më shumë rëndësi: cilësia e muzikës që do bëjnë!
Burimi: CNN