Anabel Dossier

Djemtë yje në stafin e Emmanuelle Macron-it shpjegojnë fitoren e tij!

28 Prill 2017

Ata janë “truri që fshihet" pas kandidatit (të qendrës) për president, Emmanuel Macron, por që nuk preferojnë të shfaqen publikisht. Bëhet fjalë për skuadrën më të ngushtë të tij, që shumë lehtë mund ta gjeni në zyrat e katit të gjashtë të ndërtesës, nga ku drejtohet e gjithë “En Marche”. Pika e fortë e skuadrës është vitaliteti-pjesa më e madhe e tyre janë më të vegjël se 30 vjeç-si dhe respekti dhe adhurimi që kanë për Macron-in.

Grupi përbëhet nga më shumë se 10 anëtarë dhe disa nga ata kanë qenë bashkëpunëtorë të kandidatit për president që në kohën kur ai shërbente si ministër i Ekonomisë. Të rinj, energjikë, por dhe simpatikë, në fakt, nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Macron, që mund të jetë presidenti më i ri i Francës që nga koha e Napoleonit, ka zgjedhur ata që ngjajnë me të!

Djemtë yje në stafin e Emmanuelle Macron-it shpjegojnë fitoren e
Ismaël Emélien (29 vjeç)

Ky është këshilltari i strategjisë, fushatës dhe gjithë lëvizjes që Macron ka ndjekur që kur shpalli kandidaturën në muajin prill. Ata u njohën pak para garës zgjedhore të vitit 2012 dhe që prej atëherë është “në zemër” të çdo hapi që Emmanuel ka ndjekur.

Djemtë yje në stafin e Emmanuelle Macron-it shpjegojnë fitoren e
Julien Denormandie (36 vjeç)

Julien është sekretari i përgjithshëm i En Marche si dhe partneri në biznes i kandidatit për president. Ai ka kryer studimet për inxhinieri dhe më pas një master në Ekonomiks. Të dy ngritën një sipërmarrje në vitin 2014, por shumë shpejt ndryshuan mendim pasi në vitin 2016, Emmanuel i kërkoi të bëhej pjesë e fushatës.

Djemtë yje në stafin e Emmanuelle Macron-it shpjegojnë fitoren e
Stéphane Séjourné (31 vjeç)

31-vjeçari ka shërbyer si këshilltari parlamentar i Macron-it kur ky i fundit ishte ministër. Ai ka për detyrë të gjejë fondet dhe të përgatisë materialet ligjore që i duhen kandidatit në marrëdhëniet e tij me politikanë dhe zyrtarë të tjerë. Stéphane e konsideron veten si “telefonin” e Emmanuel Macron.

Djemtë yje në stafin e Emmanuelle Macron-it shpjegojnë fitoren e
Quentin Lafay (27 vjeç)

Quentin ka studiuar në fushën e shkencave politike dhe më parë ka punuar në kabinetin e ish-ministres të Çështjeve Sociale dhe Shëndetit, Marisol Touraine. Por më pas iu bashkua fushatës En Marche, duke qenë përgjegjës për koordinimin e programit dhe fjalimet. Sipas Lafay, fjalimet e suksesshme varen nga personi që “ka në dorë stilolapsin”.

Djemtë yje në stafin e Emmanuelle Macron-it shpjegojnë fitoren e
Grégoire Potton (28 vjeç)

I diplomuar në juridik dhe ekonomi, debutimin e parë në politikë ai e bëri përkrah sekretarit të shtetit, Thierry Mandon, në pozicionin e shefit të kabinetit. Në En Marche, Potton është përgjegjës për burimet njerëzore, ligjore, financën dhe logjistikën.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.