Aktorja ka vendosur të ndërrojë shtëpi dhe vila që ka zgjedhur nuk mund të ishte ndryshe nga pritshmëritë e saj. Më e bukura e gjithë kësaj është se vetëm pak larg vendit ku ajo do të jetojë bashkë me fëmijët, ndodhet shtëpia e Brad Pitt-it. Ish-çifti duket se më në fund e ka ndarë mendjen të jetojë afër, të paktën për hir të fëmijëve. Kështu aktori do ta ketë më të thjeshtë t’i takojë ata.
Vila ku diva e “Girl Interrupted” do të jetojë, ka një vlerë rreth 19 milionë dollarë. Një hapësirë gjigande prej 6 dhomash ndodhet vetëm 2 milje larg shtëpisë së ish-bashkëshortit të saj në Los Angeles. Shtëpia e re ka rreth 10 tualete, një palestër dhe një pishinë të madhe në pjesën e jashtme. Përveçse duket që ky vend është ambienti perfekt për të kaluar kohë si një familje e vërtetë, pamjet e shtëpisë së re, të përcjellin vetëm paqe.



Sa bukur! Që tani mund t'i imagjinojmë të gjithë së bashku tek luajnë në këtë copëz parajse, ku nuk mund të kalosh keq kurrsesi.

A mund të mungojë Brad teksa fëmijët përpiqen të mësojnë notin pa babanë e tyre? Joo, kështu që Angie e ka menduar kaq mirë këtë punë.

Këtu, gruaja më e bukur në botë do të kalojë kohë me miqtë e saj, ose me ish-in. Gjithçka mund të ndodhë!

Burimi:'Mirror'