Anabel Dossier

Gay-t apo lesbiket? Kristi dhe Xheni i përgjigjen pyetjeve të hetero-ve

8 Maj 2017

Gay-t apo lesbiket? Kristi dhe Xheni i përgjigjen pyetjeve të

Pak ditë na ndajnë nga parada e komunitetit LGBT që do të zhvillohet më 13 maj dhe dy aktivistët Xheni Karaj bashkë me Kristi Pinderin i kanë dhënë përgjigje çdo pyetjeje që mund të kishit për gay-t apo lesbiket.

Mes të tjerash në intervistën zhvilluar për “Thumb” të dy pranuan se komuniteti po fuqizohet shumë krahasuar me 2012-tën, kur u zhvillua parada e parë dhe vetëm 9 persona pranuan të dalin publikisht, një pjesë e të cilëve me fytyrë të mbuluar.

Kush e ka më të lehtë të pranojë hapur orientimin seksual?

Xheni: Meshkujt gay e kanë më të vështirë, kjo edhe nga reagimi i ashpër i familjes.

Kristi: Brenda komunitetit gay është si një labirint që nuk e di nga të çon, ndërsa brenda komunitetit të lesbikeve është më ndryshe, një rreth i ngushtë, po të kesh zbuluar njërën i ke zbuluar të gjitha.

Kush sulmohen më shumë?

Kristi: Me meshkujt e kanë pak më të vështirë dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë është të jenë agresivë.

Xheni: Përsa i përket dhunës fizike, sulmohen meshkujt gay. Përsa i përket dhunës psikologjike dhe ekonomike më shpesh gjendet te vajzat lesbike.

Kush do të jepte jetën për partnerin?

Xheni: Varet nga personaliteti më shumë sesa nga orientimi seksual.

Kristi: Të dyja palët

Kush dashuron më shumë?

Xheni: Një person që di të dashurojë.

Kristi: Unë ndoshta?

Kush preferon të kalojë vetëm një natë?

Xheni: Mendoj se janë pak më besnike lesbiket.

Kristi: Gay-t, lesbiket janë më të qëndrueshme.

Cili tradhëton më shumë?

Kristi: Gay-t. Nuk e di pse, s’e kam kuptuar asnjëherë.

Xheni: Brenda natyrës së mashkullit natyra është shumë herë më e zhvilluar.

Kush janë më materialistë?

Kristi: E sigurt që janë gay-t më shumë.

Xheni: Nuk besoj se ka të bëjë orientimi seksual në këtë rast. Më shumë është karakteri i personave.

Kush eksperimenton më shumë në shtrat?

Xheni: Një gjë e di me siguri, që lesbiket zgjasin më shumë

Kristi: Më duket se lesbiket eksperimentojnë më shumë.

Kush ka më shumë frikë herën e parë?

Kristi: Ndoshta gay-t, por s’po e them se është pak banale.

Xheni: Mendoj një gay, se lesbiket e kanë pak si lojë me njëra-tjetrën.

Kush beson më shumë në Zot?

Xheni: Unë për shumë vite falesha, se i përkas fesë muslimane, kam qenë lesbike e devotshme.

Kristi: Nëse s’do isha ërë aktivist, do isha bërë ungjilor. Do trokisja derë më derë për të predikuar Krishtin.