Anabel Dossier

Pse e duan gazetarët kaq shumë Monikën?

14 Maj 2017

Sot aktori komik Bes Kallaku u shfaq në një foto me nënkryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi në instagramin e kësaj të fundit. Po pozonin para një luleje.

 Pse e duan gazetarët kaq shumë Monikën?

E kuptojmë që tani është kohë fushate dhe Monika që është tashmë njëkohësisht edhe zonjë e parë e republikës, duhet të jetë aktive në mënyrat më krijuese të mundshme. Ndaj shfaqja e një aktori në instagramin e saj mund të intepretohet si pjesë fushate.

Por, e vërteta është që Kryemadhi është një prej politikaneve më të mirëpritura qoftë nga shoëbizi, qoftë edhe nga ata gazetarë të cilët  deklarojnë me mburrje se janë të paanshëm ose shkruajnë kundër qeverisë (që prej vitesh është në koalicion qeverisës me partinë në të cilën bën pjesë dhe Monika).

Gazetarët marrin rrugën për të qenë në kampingun e LSI-së në Jalë që në fund të fundit ësht grumbullim i një partie dhe jo i shoqërisë civile.

 Pse e duan gazetarët kaq shumë Monikën?

Pse e duan gazetarët kaq shumë Monikën?

Gazetarët e showbizit ftojnë vetëm Monikën në ditëlindje nga politika.

 Pse e duan gazetarët kaq shumë Monikën?

Moderatorët e urojnë publikisht për ditëlindje.

 Pse e duan gazetarët kaq shumë Monikën?

 

Ne portalet kënaqemi me klikime nga video e saj duke kërcyer me Bebe Rexhën apo nga deklarata për dietën e propozimin e marteses. (Kliko këtu)

Kjo dashuri apo me saktë përkujdesje që mediat tregojnë ndaj Monika Kryemadhit, nuk është treguar ndaj askujt tjetër. Edhe deputetja "rebele" e Partisë Socialiste, Majlinda Bregu, që ka shoqe e mbrojtëse gazetare, ka edhe kundërshtaret e saj.

Por përse jo Monika? A është figura më e pastër politike dhe nuk ka përse të sulmohet? A ka bërë aq shumë "ndere" për të gjithe gazetarët që ata t'i jenë mirënjohes? A e kane frikë se ajo shantazhon?

Asnjëra prej tyre! Monika është në thelb nje politikane dhe bashkëshortja e një burri që përpos qetësisë së tij presidenciale në intervistën e fundit tek "Opinion",ka turbulluar shpesh ujërat e politikës shqiptare. Monika nuk eshte modeste, perkundrazi nuk e ka problem të tregojë që ble rroba të shtrenjta dhe të ftoje gazetare në vilën e saj luksoze në Gjirin e Lalzit.

Monika nuk është një nga ne. Ajo nuk ka qenë një nga ne që në moshën 24 vjeç kur i shoqi u bë kryeministër i vendit.

Po çfarë ka Monika që nuk trajtohet si politikanët e tjerë?

Monika është thjesht një grua e mençur që ngjitjen e saj financiare dhe fuqizimin në pushtet e bëri pa u shkeputur jo vetëm nga baza votuese, por çfarë është më e rëndësishme, nga komuniteti i PR-it (njerëz që dalin në media apo kanë ndikim).                     

Dhe si ia doli? Duke u sjellë gjithmonë si pjesë e tyre - garipe, modeste, bashkëpunuese, komunikuese, gruaja e një njeriu që ka qenë gjithmonë në pushtet, herë pas here duke ndihmuar, aspak arrogante, madje duke respektuar "qokat" dhe në menyrën e saj "shumë e hapur". Ose të pakten aq e hapur sa të tjerët të ndihen sikur njohin sekretet më të mëdha të Zonjës së Parë.                       

Monika Kryemadhi duhet të behet  nje temë doktorature, pasi sjellja e saj politike është ajo çfarë i përshtatet ekzaktësisht kulturës politike dhe mentalitetit shqiptar. Të arrish të të duan të gjithë mediat është fati më i madh për një politikan dhe një problem për mediat e demokracisë

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.