Anabel Dossier

‘Burrat shqiptarë janë xhelozë’: Jeta e shqiptares me një burrë serb

17 Maj 2017

‘Burrat shqiptarë janë xhelozë’: Jeta e shqiptares me

Për Verën martesa me një serb dhe jetesa në Serbi ishte fat i mirë.

Zllatkon nuk e njihte fare, por ai dukej djalë për së mbari. Ajo ishte 21, ai 30. Vëllai i Verës shkoi në Serbi dhe verifikoi se ai jetonte ashtu siç u kishte treguar dhe ranë dakord për martesën.

„Asokohe kemi shkuar në Shqipëri me një furgon me disa djem. Një mik më tha se është martuar me një shqiptare dhe e njeh një femër me të cilën mund të njihem dhe të martohem nëse pëlqejmë njëri-tjetrin. Unë desha të martohesha. Dhe kështu shkova për herë të parë në Shqipëri."-tregon Zllatko për “Deutsche Welle-n”.

Vera tregon se atëherë nuk kishte dashur të martohej, sepse ishte shumë e re. Por me shtysën e tezes së saj vendosi ta bënte këtë hap dhe tani, tregon se ndihet mirë me burrin e saj serb, pasi burrat shqiptarë i duken shumë xhelozë. Me Zllatkon kanë tre fëmijë, ndërkohë edhe punon në një fabrikë tekstili, ka edhe patentë.

Ajo mendon se martesa me një burrë serb është më e thjeshtë se me një burrë shqiptar: marrëdhëniet burrë-grua atje i duken “më të relaksuara”. Nuk ka pasur probleme për shkak të origjinës, edhe vetë i ka pranuar traditat serbe. Familja shkon ta vizitojë shpesh në Serbi.

Vera dhe Zllatko Muniq këto ditë festojnë 10-vjetorin e martesës. Shprehen se janë të lumtur me jetën e tyre, por jo të gjitha çiftet shqiptar-serb janë kaq të kënaqur.

“Deutsche Welle” udhëtoi deri në Peshter, ku shkruan se nuk gjetën njeri në shtëpi sepse njerëzit kishin dalë të kullosnin bagëtitë. Ka shumë gra shqiptare të martuara me burra serbë, shumica falë agjencive martesore që funksionojnë me pagesë.

Në ndryshim nga Vera, 37-vjeçarja me emrin Mira, e martuar me një burrë serb, thotë se nuk ua sygjeron shqiptareve të martohen me serbë. Ajo ishte rritur në një familje të madhe, me tri motra dhe një vëlla, të cilët tani i shikon shumë rrallë. Kishte qenë një mikeshë e Mirës e martuar me një burrë serb, që i kishte sygjeruar të martohej edhe ajo.

 “Familja më pyeti: “A do të martohesh?”, kujton Mira, “Meqë të gjithë ishin dakord, dikur pranova edhe unë.”

Tani i vetmi burim për të mbajtur familjen e vet me tre fëmijë dhe prindërit e burrit, janë lopët dhe ca bagëti të tjera. Ka një motër të vogël, e cila nuk është martuar ende, por Mira thotë se nuk do t’i sugjeronte të martohej në Serbi sepse “edhe në Shqipëri ka djem të mirë”.

Në Serbi është krijuar tashmë një sistem ndërmjetësimi, që në këmbim të shumave të mëdha të parave u çojnë burrave serbë gra nga Shqipëria. Në Peshter, veçanërisht në Sjenicë, ka shumë çifte serb-shqiptare, që janë mundësuar nga këto agjenci.

Lexo këtu artikullin e plotë të botuar nga “Deutsche Welle”