Shtepia VIP

Festa në natyrë e Kate-it është thjesht një parajsë ëmbëlsirash!

19 Maj 2017

Festa në natyrë e Kate-it është thjesht një

Festa e parë e vitit në pallatin e Buckingham-it, u mbajt nga mbretëresha Elizabetë të martën dhe mund ta merrni me mend sa elegant mund të jetë një event i tillë. Në një nga 3 festat e kopshtit, të planifikuara për këtë vit, menuja konsistonte në 20.000 sanduiçë, 20.000 pjesë torte dhe sigurisht nuk mund të mungojnë 27.000 filxhanë klasikë çaji.

Festa në natyrë e Kate-it është thjesht njëFesta në natyrë e Kate-it është thjesht një

Në sezonin e festës së hapur, të organizuar nga familja mbretërore, mbretëresha do të presë rreth 30.000 të ftuar. Por fatmirësisht, ajo nuk ka ndërmend t’i takojë të gjithë personalisht.

Festa në natyrë e Kate-it është thjesht njëFesta në natyrë e Kate-it është thjesht një

Princ Philip, William dhe Kate Middleton janë gati për t’i pritur të gjithë. Si mund të konceptohet një festë e tillë pa një kod të caktuar veshjeje? Grave u është kërkuar të vishen me fustane të thjeshtë dhe të freskët, të shoqëruar me kapelat tipike. Përpos klasit dhe thjeshtësisë që detajet e tyre transmetojnë, kjo festë është frymëzim për çdo event të tillë që mund të keni në mendje.

Festa në natyrë e Kate-it është thjesht një

Përshtatur nga Architectural Digest