Anabel Dossier

Çfarë po ndodh me VIP-at? Depresion në këmbim të famës dhe parave

15 Qershor 2017

Çfarë po ndodh me VIP-at? Depresion në këmbim të

Të qenit i famshëm sot më shumë se kurrë shoqërohet me kosto shumë të mëdha. Në epokën e teknologjisë, kur çdo gjë publikohet online dhe komentohet nga qindra, mijëra e miliona njerëz, të këndosh apo aktrosh nuk është më vetëm një profesion dhe duhen këllqe për t’i bërë ballë presionit të shoqërisë për të përmbushur standardet e tyre. Dhe është kaq e vështirë.

‘Po jetoj nën një mikroskop,’ i tha mes lotësh Katy Perry terapistit të saj gjatë livestream-it 96-orësh, referuar komenteve që duhet të marrë për çdo lëvizje të saj. Ylli i muzikës pop pranoi se vuan nga depresioni dhe ka menduar vetëvrasjen, madje as nuk do të duket më si alter egoja e saj, por të kthehet tek Kathryn Hudson, identiteti i saj i vërtetë. “Njerëzit flasin për flokët e mia, do donin të ishin më të gjatë. Por unë prandaj i preva, sepse nuk dua të dukem më si Katy Perry,” vijon 32-vjeçarja, ndërkohë që fansat e saj dhe gjithë bota, presin që ajo të jetë gjithmonë e njëjtë dhe mundësisht të ngrijë kohën. “Por unë jam njeri, ndryshoj, ky është rrugëtimi im.”

Çfarë po ndodh me VIP-at? Depresion në këmbim të

Përpara Katy-t, Selena Gomez ka folur publikisht për luftën e saj me depresionin, vetëvlerësimin e ulët dhe vetminë. Ajo vendosi të anullojë turin për të hyrë në rehabilitim dhe pranoi se ishte gjëja ‘më e vështirë’, por më e mirë që ka bërë ndonjëherë. “Koncertet janë një vend shumë i vetmuar për mua. Vetbesimi ishte shkatërruar. Isha depresive, në ankth. Fillova të kem sulme paniku para se të ngjitesha në skenë, apo menjëherë pasi largohesha.” 24-vjeçarja që mori përsipër jetën e një personazhi publik që në moshë të vogël, kur u bë pjesë e Disney-t, ka qenë e monitoruar gjatë gjithë rrugëtimit të saj profesional dhe gjithë ndryshimeve të Selenës si qenie njerëzore, me gjithë uljet e ngritjet e saj. Ndarja nga Justin Bieber ishte padyshim një nga lëvizjet e saj më të komentuara. Njerëzit i donin bashkë, po ata vetë çfarë donin? Selena nuk e përballoi dot presionin, u zhduk një periudhë nga rrjetet sociale, madje vetë ka pranuar se fshin thuajse çdo javë Instagramin.

Çfarë po ndodh me VIP-at? Depresion në këmbim të

Justin Bieber ashtu si ish-e dashura e tij, ka luftuar me depresionin. Ai ishte vetëm 16 vjeç kur ka publikuar klipin e parë “Baby” dhe normalisht si çdo djali të ri, përpos mundësisë që po i jepej për të shprehur talentin e tij, i pëlqente vëmendja që merrte. Por sa mund të zgjaste kjo, Justin nuk ishte aspak i përgatitur. Ai e kaloi të gjithë adoleshencën nën vëmendjen e publikut, me çdo sjellje që peshohej në detaje. 23-vjeçari fshiu çdo rrjet social për disa muaj dhe vetëm së fundmi është rikthyer në dukje më i rifreskuar dhe i pjekur, mbase i ndërgjegjshëm për sakrificat që shoqërojnë të qenit i famshëm, që në rastin e tij, i kushtoi të gjithë adoleshencën.

Çfarë po ndodh me VIP-at? Depresion në këmbim të

Po në depresion nuk bien vetëm amerikanët. Në SHBA ekziston kultura e të shprehurit, të flasësh për atë që të shqetëson, kështu mund të ndihen më mirë të tjerë që kanë të njëjtat probleme. Por në Shqipëri njerëzit janë më të mbyllur. Ndonëse një vend më i vogël, edhe këtu personazhet publike komentohen, sulmohen dhe ata nuk kanë firmosur për këtë. Trysnia që i ushtrojnë vetes për të qenë perfektë, të pëlqyer, për të bërë atë që njerëzit presin. Dhe ata thjesht e lënë të ndodhë, pa e kuptuar, e lejojnë veten dhe jetën e tyre të kontrollohen nga të tjerë dhe duke përdorur rrjetet sociale si një nga format më efektive të marketingut, thjesht ia bëjnë punën më të thjeshtë.