Anabel Dossier

Publikimet e reja zbulojnë përballjen e parë mes Lady Diana dhe Camilla-s!

17 Qershor 2017

Publikimet e reja zbulojnë përballjen e parë mes Lady Diana dhe

Ndër shkrimet shumë intime të jetës së princeshë Dianës,  të cilat janë ripublikuar pak kohë më parë, zbulohet përballja e parë mes saj dhe Camilla-s, e cila gjatë gjithë kohës ishte prezent në martesën e saj.

Vetë princesha, tregon se dita më e keqe e jetës ka qenë kur princi Charles shkoi drejt Camilla-s. Në takimin e saj të parë me të, princeshë Diana tregon se durimi kishte sosur dhe këtë kishte vendosur t’ja tregonte dhe Camilla-s. Pas darkës, ku ishte e pranishme dhe ajo, Diana tregon se pasi vuri re mungesën  e të shoqit dhe të saj, u shqetësua dhe filloi t’i kërkonte.

Publikimet e reja zbulojnë përballjen e parë mes Lady Diana dhe

“U përpoqën të më ndalonin, por ishte e pamundur. Doja thjesht të gjeja tim shoq. Dhe kur zbrita poshtë, gjeta Camilla-n, Charles dhe dikë tjetër.”- tregon ajo.

E vendosur për tu përballur një herë e mirë me atë që asokohe ishte e dashura e fshehtë e princit, Diana rrëfen rreth bisedës me të.

Ndërkohë që princesha e pyet hapur  se si është e vërteta e gjithë kësaj historie, sipas saj, Camilla zgjodhi të bënte sikur nuk dinte asgjë rreth asaj që po ndodhte. Por kjo situatë zgjati shumë pak, derisa ajo filloi të gjykonte veprimet e princeshës në lidhje me bashkëshortin e saj Charles.

Publikimet e reja zbulojnë përballjen e parë mes Lady Diana dhe

“Ti gjithmonë ke patur çfarë ke dashur.  Të gjithë burrat e botës bien në dashuri me ty, ke dy fëmijë të mrekullueshëm. Çfarë do tjetër?” - i drejtohet Camilla.

Princesha tregon se përgjigja e vetme që ajo i dha ishte: “Dua të më kthesh tim shoq”. Në tregimin e saj, Diana pohon se pavarësisht xhelozisë dhe inatit që po i merrte qetësinë, i vinte keq dhe për të, e prandaj u përpoq të tregohej e kujdesshme me veprimet që do të pasonin kohë më vonë.

Përshtatur nga Daily Mail