Anabel Dossier

Nga ulërimat, tek helmi: Sherret nuse-vjehrrë na lanë gojëhapur këtë vit!

4 Korrik 2017

Nga ulërimat, tek helmi: Sherret nuse-vjehrrë na lanë

Lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit ishte ai i nuses 19-vjeçare që u përpoq të helmonte vjehrrën. Elda, nusja, i hodhi helm tek gota e kosit, por vjehrra, Arjana, e kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte dhe pasi nusja refuzoi ta pinte vetë, e pyeti pse kishte dashur ta helmonte.

“Për arsye personale të miat, të trupit tim.”, i ishte përgjigjur Elda.

Ky rast esktrem vetëm sa stigmatizon akoma më shumë një prej marrëdhënieve që shikohen si më problematike në Shqipëri, por edhe në botë. (Kujtojmë filmin, tashmë klasik, “Monster in law” [Vjehrra përbindësh])

Nga ulërimat, tek helmi: Sherret nuse-vjehrrë na lanë

Mediat po e ndjekin me etje këtë histori që, me gjithë makabritetin, po ngjall kurreshtje të paparë tek publiku. “Gazeta Shqiptare” publikoi dje në Youtube intervistën e vjehrrës dhe për një ditë, deklarata e zonjës që Elda e quante “mami” ka marrë mbi 50 mijë shikime.

Në fakt, publiku shqiptar ka një histori të gjatë dashurie me konfliktet nuse-vjehrrë. Përballjet live mes tyre janë ndër më të ndjekurat në televizion dhe më të klikuarat në Youtube.

Nga ulërimat, tek helmi: Sherret nuse-vjehrrë na lanë

Një ndër historitë më tërheqëse për publikun ishte ajo e Xhulias, që braktisi burrin dhe djalin për t’u larguar me një djalë 18-vjeçar. Një javë pasi vjehrra 67-vjeçare, Hëna Zeqo, doli publikisht tek “Me zemër të hapur” duke i kërkuar të kthehej, vetë Xhulia shkoi në studion e Neës 24 për t’u përballur me vjehrrën. E dhunuar nga bashkëshorti Ernesti gjatë kohës kur jetonin në Gjermani, Xhulia ishte larguar duke shpëtuar “nga ai burg”.

Videoja e publikuar në janar ka mbi 1 milion shikime në Youtube, pra, një shifër tepër e madhe për një puntatë emisioni televiziv.

Tre muaj më parë në mars, “Ka një mesazh për ty” shfaqi përballjen më polemike nuse-vjehrrë. Një javë përpara, Egla i ishte drejtuar “Të Dielës Shqiptare” e dëshpëruar sepse vjehrra, Natasha, nuk e lejonte të shikonte të birin. Herën e dytë ishte Natasha ajo që thirri Eglën, për të bërë debatin më intensiv, me më shumë ulërima, lot dhe kokëfortësi që mund të ketë parë televizioni shqiptar.

Nga ulërimat, tek helmi: Sherret nuse-vjehrrë na lanë

Natasha këmbëngulte që nusja të kthehej në shtëpi, nëse donte ta shikonte të birin. Egla me lot në sy thoshte se kur kishte shkuar ta shikonte djalin në kopsht, ai i kishte thënë se gjyshja i kishte mësuar se mami është gogoli. Të dyja palët nuk arritën asnjë marrëveshje, sepse Egla ishte larguar nga shtëpia për një punë në Sarandë dhe këtë Natasha nuk e pranonte dot, në asnjë mënyrë, dhe për këtë ishte e gatshme të mos e linte ta shikonte të birin kurrë më.

Videoja ka mbi 700 mijë shikime në Youtube.

Ndërkaq, histori të tjera ku nusja dhe vjehrra kërkojnë të bëjnë paqe, nuk janë edhe kaq shumë interesante për shqiptarët. Mund të gjesh edhe video të tilla, por asnjëra nuk ka tërhequr vëmendjen që kanë videot e mësipërme. Ju e dini: lajmi i keq, përhapet më shpejt se i miri.

Nga ulërimat, tek helmi: Sherret nuse-vjehrrë na lanë