Anabel Dossier

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

21 Korrik 2017

Bota e muzikës rrok nuk mori veten ende nga vetëvrasja e një prej vokaleve më të bukura në botë, Chris Cornell, kur papritur, në ditëlindjen e tij, 20 Korrik (2017), u vetëvra edhe miku I tij, një tjetër yll, Chester Beddington. Edhe lideri i grupit të famshëm “Linkin Park” Cornell, zgjodhi të vetëvarej.

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

Vetëvrasja e artistëve të talentuar është një traditë historike në botë, jo vetëm në Amerikë dhe Europë, por edhe në vende si Korea e Jugut, që brenda një periudhe 5-vjeçare përjetoi 10 vjetëvrasje aktorësh të famshëm.

Artistë që kanë zgjedhur vetëvrasjen, kanë zgjedhur ta bëjnë atë jo në dështim e poshtë, por në majën e suksesit si Hemingway, Jim Morrison, Janis Joplin, Jimmy Hendrix, për të vijuar me Marilyn Monroe, Kurt Cobain, Alexander McQueen, L’Wren Scott, Robin Williams apo Michael Hutchence.

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten! Kurt Cobain/Nirvana - Vrau veten ne Prill 1994

Midis emrave të famshëm, ka edhe nga ata që kanë qënë në prag të vetëvrasjes prej depresionit dhe dozës së madhe të qetësuesve. Lady Gaga ka pranuar që në fillimet e famës së saj, nga presioni i madh kaloi në depresion.

Vetëvrasja dhe depresioni sipas një studimi janë shumë të lidhura me famën, por fatmirësisht në Shqipëri, presioni që lidhet me famën dhe suksesin, maksimumi ka çuar në tërheqjen e artistit nga skena/publiku. Edhe pse në shkallë më të vogël, edhe artistët tanë e përjetojnë famën, siç përjetojnë mbi-ngarkesën nga koncertet, bulizmin në rrjete sociale, shpifjet dhe përndjekjet e medias, presionin për të qënë në formë etj. Por pavarësisht, ka disa arsye, që artistët tanë (kryesisht këngëtarët që së fundmi e përjetojnë më shumë famën, nuk mund të arrijnë në vetëvrasje:

                                                              FAMILJA

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

Chester Bennington i “Linkin’ Park” nisi të eksperimentonte me drogën kur ishte vetëm 11 vjeç, pas divorcit të prindërve dhe kur nisi të jetonte vetëm me të atin. Cornell u rrit nga prindër alkolistë, ndaj nuk ishte çudi që në moshën 12 vjeç të niste alkolin dhe bashkë me të edhe marijuanën, opiumin dhe gradualisht kokainën. Jim Morrison gjithmonë rrëfente probleme me të atin e tij të sertë e të ftohtë, ndërsa Kurt Cobain kujtonte vetëm sherre në shtëpinë e tij.

Në Shqipëri, jo të gjithë këngëtarët shqiptarë kanë lindur nga familje të lumtura, disa prej tyre janë fryt i divorceve ose nuk e njohin fare një prej prindërve. Kujtojmë këtu rastin e Dafina Zeqirit, e cila publikisht e ka shprehur mllefin ndaj të atit, i ndarë prej vitesh nga e ëma e tij.

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

Megjithatë, ndryshe nga historitë e shumë të famshmëve, të cilët duken sikur ishin lënë pas dore nga të dy prindërit, në Shqipëri e Kosovë, fatmirësisht, ende vazhdon të jetë e fortë bërthama e familjes dhe sado që një fëmijë braktiset nga një prind, ka përkujdsjen e madhe të një prindi tjetër si edhe të familjes së prindit.

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten! Juliana Pasha me babain

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten! Adelina Ismaili dhe motrat e saj me nenen. Figura e babait nuk ka qene shume e pranishme ne jeten e vajzave. 

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten! Elia Zaharia dhe prinderit (Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia). Prinderit e Elias jane divorcuar, por ajo eshte shume e lidhur me te dy. 

Në këtë rast, pavarësisht se disa artistë janë ndjerë tërësisht të neglizhuar nga një palë (kryesisht babai), kanë pasur një kontroll të fortë dhe përkujdesje nga pala tjetër.  Shtoji këtu edhe faktin, që shumë këngëtarë nuk kanë qënë “të detyruar” si në Amerikë të shkëputen financiarisht dhe fizikisht nga familja në moshën 18-vjeçare, por ka ende nga ata që këndojnë për mbretër e gangstera dhe në fund të ditës flenë një dhomë larg mamit.

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

 

                                                          KOMUNITETI

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

Depresioni në Shqipëri është gjithnjë e më shumë në rritje, por ne vetëm këto vitet e fundit kemi nisur ta vlerësojme si sëmundje dhe jo si “tekë” adoshenteske.

Megjithatë, në një vend si Shqipëria ku prindërit tanë u rritën të pranonin buzagaz regjimin me gjithë të mirat e të këqiat e tij dhe më pas, pas komunizmit, nuk patën luksin të ankoheshin sepse u niste dita në 3 të mëngjesit sapo vinte uji, sëmundja e depresionit quhej një luks i madh dhe ves i të dobtëve; pra atyre që nuk e përballuan dot ndryshimin e madh të regjimeve ose imigracionin.

Kurse në Kosovë, kur shqiptarët merrnin armët për të luftuar dhe kur nënat panë si u vriteshin fëmijët përpara syve, depresioni për shkaqe të tjera gjithashtu shihej si një dobësi.

Artistët tanë u lindën mes mbijetesës dhe duke parë përpjekjet e vazhdueshme e të përditshme të prindërve të tyre dhe të gjithë komunitetit shqiptar,  për t’ja dalë për hir të fëmijëve, qoftë në Shqipëri, Kosovë apo në imigracion, natyralisht edhe ata u stërvitën me këtë instikt mbijetese dhe paralelisht me një respekt për familjen.

                                           TE FAMSHMIT JETOJNË NË LAGJEN TONË.

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten! 

Është e bukur ëndrra që shpesh pasqyrohet në klipe e këngëtarëve shqiptarë që udhëtojnë me jahte,  jetojnë në vila tre-katëshe apo derdhin lekë mbi trupa vajzash, por ata duhet të jenë shumë të lumtur që kjo lloj jete mbetet në kufijtë e imagjinatës. Sado të suksesshëm, artistët tanë nuk mund të provojnë dot shijen e një fame që kalon fantazinë, nuk përballojnë dot jetën me disa vila nëpër të gjithë botën, me ishuj privatë e jahte sa një pallat 5-katëshe. Edhe pse shpesh ankohen që nuk vlerësohen aq sa të huajt, ndoshta duhet të ndihen të lumtur me faktin që janë kështu siç janë. Sepse nga ana tjetër e oqeanit, jetojnë shumë legjenda muzike me qindra milionë euro që do të shkëmbenin gjithçka për një ditë paqeje dhe qetësie shpirtërore.

Fama e shpejtë, siç ndodhi në rastin e Lady Gaga-s është tronditëse për njerëz të ndjeshëm dhe të turpshëm siç janë shumica e artistëve.
Katy Perry në intervistën e saj më të fundit në zyrën e psiko-analistin diskutoi torturën e përditshme që të pranohet si Katheryn Hudson (emri i saj i vërtetë) dhe të mos idolizohet më në një formë që nuk ngjan me të në jetën reale.

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

Gëzohuni këngëtarë shqiptarë, që nuk shumë prej favoreve dhe privilegjeve dhe miliardave që duken aq bukur në letër, por keni ende mendtë në kokë dhe shtëpinë në lagjen tonë. Dhe për më tepër, gëzohuni që ne sado t’ju duam, sërish ju njohim aq thellësisht me fis e origjinë, sa vështirë të na ktheheni në të pakapshëm.  

                    TË FAMSHMIT TANË NUK RRITEN ME PRESIONIN E "MË TË MIRIT"

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

Shqiptarët nuk kanë ende kulturën e “suksesit” siç e kanë amerikanët dhe disa vende në perëndim. Shprehje si “Duhet t’ja dalësh!” “Ji më i miri!” “Jep maksimumin!” “Ti nuk je dështak!” më shumë ngjajnë si të kopjuara nga filma me futboll amerikan, sesa si fjali që na burojnë nga shpirti. Ne të gjithë duam t’ja dalim, por natyrisht me 1 orë pushim çdo tre orë për një kafe!

Duke qënë se siç thamë pak më sipër, kemi ende kulturën e mbijetesës, në mentalitetin tonë të përgjithshëm nuk është ende dëshira për “Të kapur majat” sesa është dëshira të kesh “një punë të mirë shteti dhe ca lekë mënjanë për spital”.

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

Në këtë mënyrë edhe artistët nuk rriten me presionin se “Je ose i pari ose s’vlen!”, madje shumë prej prindërve, kanë qënë totalisht kundër dëshirës së fëmijëve të tyre për të ndjekur botën e artit, ku edhe pas kaq vitesh, e shohin ende si fushën që prodhon jetën më të pasigurt për fëmijët e tyre.

                             TË FAMSHMIT TANË MENAXHOJNË VETEN.

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!
Një këngëtar që merr famë ndërkombëtare, në raste shumë të rralla, nuk ka shtëpi produksioni nga mbrapa. Në të kundërt, të gjithë janë nën një menaxhim, kanë kontratë me shtëpi diskografike dhe shumë gjëra duke nisur që nga vila ku jetojnë, veshjet që veshin, vendet ku duhet të shkojnë, koncertet ku duhet të këndojnë, daljet publike që duhet të bëjnë, madje edhe miqtë me të cilët duhet të rrinë, diktohen nga menaxhimi i tyre. Duket e lehtë kur e sheh nga jashtë, sepse në fund të ditës, për këngëtarët shqiptarë që duhet të gjejnë vetë çdo gjë që nga lekët e klipit e deri tek rrobaqepësja e grimierja, menaxhimi është një lehtësim.

Dhe në fakt është, sidomos kur vjen puna tek vlera monetare, pasi artistët nga natyra nuk janë financierë të zotë dhe nuk dinë t’i vënë çmim vetes aq sa e meritojnë, siç mund t’ua vë menaxheri. Por përsëri, këtu, edhe nën menaxhim, kontratat janë fluide dhe të paqëndrueshme dhe në fund të ditës, askush nuk ushtron kontroll mbi një artist, siç ndodhi në rastin e këngëtares Keisha e cila në përpjekje për të luftuar kontrollin e shtëpisë diskografike dhe producentit të saj Dr. Luke, humbi të drejtën për të performuar dhe për të realizuar këngë të reja, sepse tashmë e kishte një kontratë të nënshkruar.

Këngëtarët tanë diktojnë vetë se çfarë këngësh duan dhe natyrisht marrin vetë përsipër dështimet dhe të mirat e tyre.

 

                      NE NUK JEMI ENDE NE FAZËN E NDËRGJEGJËSIMIT. 

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten! 

Në piramidën e famshme të nevojave njerëzore nga Masllovi, deri sa një njeri apo shoqëri të arrijë tek pyetja “Kush jam unë?” duhet të ketë siguruara disa faza duke filluar nga më baziket: “Uji, buka dhe siguria”.

Paqëndrueshmëria e bizneseve shqiptare dhe e vendit tonë në përgjithësi, nuk të lë shumë hapësirë që të mendosh për vete në raport me veten tënde dhe mjedisin ku jeton, por “të hedh në turmë” dhe ti thjesht duhet të përpiqesh me mënyrën tënde për t’ja dalë mbanë.

Në këngë shumë këngëtarë mund të deklarojnë me krenari se “Tani zbulova veten!”, por në jetë, nuk janë aq të lirë, madje shumë lëvizje i bëjnë si trend, sesa mendojnë e veprojnë sepse e ndjejnë.

Në botë, të famshmit- që kanë gjithçka dhe janë rritur në vende ku janë plotësuar prej vitesh nevojat bazike – i kushtojnë një kohë të madhe zbulimit të vetes dhe përgjigjes së pyetjes “Kush jam unë dhe cili është misioni im?”. 

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

Disa e kërkojnë përgjigjen tek feja, të tjerë me joga, udhëtime në vende të largëta, bamirësi apo tek droga. Duke hulumtuar në anën më të errët të tyre, ata shpesh ngecin aty, por shyqyr për artistët tanë që s’kanë mundësi e akoma edukatë ta bëjnë këtë self-search. 

                                     MARTOHEN DHE "BIEN REHAT"...

7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!7 arsye pse (fatmirësisht) të famshmit tanë nuk vetëvriten!

Çdo e keqe e ka një të mirë dhe presioni për t’u martuar e për të sjellë në jetë fëmijë, pavarësisht se shpesh është i panevojshëm, sërish ka një element pozitiv; familjet e të famshmëve i mbajnë me këmbë në tokë fëmijët  e tyre duke u treguar se nuk janë sukses makinat, shtëpia apo koncertet me sallat plot, por të “gjesh një burrë/grua të mirë dhe të kesh fëmijë.” Natyrisht, ky presion krijon edhe martesa të gabuara që bëhen për hir të opinionit.Megjithatë nga ana tjetër, martesa dhe sidomos fëmija i detyron te ulin ritmin e ekspozimit, koncerteve, madje edhe lirinë artistike. 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.