Javën e kaluar, ikona e muzikës Sinead O’Connor publikoi një video ku tregonte se gjendja e saj ishte e mjerueshme. E vetme në një hotel në fund të Neë York-ut, këngëtarja rrëfeu se çdo ditë është një luftë e përditshme mbijetese dhe se nuk ka ditë që s’mendon për vetëvrasjen.
Por para pak orësh, disa prej miqve më të mirë treguan se gjithçka tani është mirë.
“Përshëndetje të gjithëve, po postoj në emër të Sinead e cila do që të gjithë ju të dini që gjithçka është mirë dhe ajo është në duar të sigurta. Është e rrethuar nga njerëz që e duan dhe po kujdesen për të. Për momentin nuk mund t’i përgjigjem asnjë pyetjeje, ju lutem na kuptoni.”- shkruan një nga miket e saj.
Nënë e 4 fëmijëve, O’Conor në video dukej më e dëshpëruar se kurrë, duke shqetësuar kështu të gjithë opinionin publik.
“S’kam asnjë në këtë jetë, përveç psikiatrit tim, burrit më të ëmbël, gjëja e vetme që më mban gjallë për momentin.Sëmundjet mendore janë si droga, nuk pyesin kush je ti. Të ishte për mua, do të isha zhdukur sa më parë.”- u shpreh ajo.
Videoja është përhapur me shpejtësi dhe reagimet prej fansave kanë qenë pafund. Vetëm një ditë pas atij postimi, policia e ka gjetur yllin e hitit “Nothing Compares 2 U”, në dhomën e hotelit ku jetonte e vetmuar.