Social Buzz

Hijabi po sëmur gratë muslimane: Zgjidhja e qeverisë s’është ajo që prisni

9 Gusht 2017

Hijabi po sëmur gratë muslimane: Zgjidhja e qeverisë

Në një sërë vendesh muslimane, parqet vetëm për gra nuk janë diçka e pazakontë. U ndërtuan për t’u ofruar grave një hapësirë ku nuk ngacmohen seksualisht, ku mund të vishen si të duan, të merren me sport apo të dëfrehen me mikeshat. Edhe pse arsyet primare ishin këto, në Iran u ndërtuan për një tjetër motiv. Një motiv shëndetsor.

Mungesa e vitaminës D tek gratë është një problem serioz në Iran. Gratë janë të detyruara të mbulohen dhe zakonisht jetojnë në apartamente me dritare të vogla, nga ku nuk hynë shumë dritë dielli. Si rrjedhim, një studim i ministrisë së shëndetit në Iran zbuloi shifrat alarmante të grave që vuajnë nga osteoporoza. Sipas Arjmand, një sociologeje suedezë që shkruajti një libër për parqet, ishte kjo sëmundje që i nxiti autoritetet të ndërtojnë këto hapësira.

Hijabi po sëmur gratë muslimane: Zgjidhja e qeverisë

“E urrejmë hijabin,” thotë një infermiere në pension në park. “Je shumë të lumtura që mund të shkojmë në një vend ku mund të lëvizim të pambuluara, të luajmë sporte apo të bëjmë banjo dielli.”

“Tradicionalisht, nuk konsiderohej e hijshme për gratë të ecnin nëpër parqe. Pas revolucionit Islamik në 1979, qeveria i deklaroi parqet të panevojshme për gratë. Kur kuptuan se breza të tërë rrezikojnë të sëmuren prej kësaj, u ndërgjegjësuan,” shkruan Arjmand.

Ndërtimi i parqeve ka hasur kritika pozitive dhe negative. Një shkrimtare feministe iraniane thotë se: “Këto parqe janë ofenduese. Refuzoj të shkoj në një zonë të izoluar. Nëse i vendos gratë në hapësira të veçuara, burrat nuk do të mësojnë kurrë si të sillen normalisht në prezencën e tyre. Mund të rezultojë në situata të rrezikshme.”

Konservatorët nga ana tjetër, si sociologu Ali Entezahi, thonë se parqe të tilla ku gratë mund të dalin të pambuluara “shkaktojnë konfuzion”, pasi mund të fillojnë të dyshojnë për nevojshmërinë e padiskutueshme të hijabit.

Hijabi po sëmur gratë muslimane: Zgjidhja e qeverisë

Parqet janë ndërtuar në zona rurale, larg zonave me pallate të larta nga ku mund të shikojnë burrat. Mbyllen herët dhe nuk ofrojnë mjedise të përshtatshme për t’u kujdesur për fëmijët. Si rrjedhim, shumë gra nuk mund t’i frekuentojnë pavarësisht dëshirës.

Ekziston një paradoks: Irani po ndërton parqe për gra, por nuk po merr parasysh ç’u nevojitet grave realisht. Gjithsesi është progres. “Ngado që ta shohësh, gratë përfitojnë nga ekzistenca e këtyre parqeve. Për ato që vijnë nga familje religjioze, ky është i vetmi vend ku mund të përjetojnë disa liri që s’i kanë në rrugët e qytetit,” thotë Arjmand.

Burimi: The Guardian