Showbiz dhe TV

Tregojani kritikat tjetërkujt: Miriami e puth vajzën në buzë sa të dojë!

18 Gusht 2017

Tregojani kritikat tjetërkujt: Miriami e puth vajzën në buzë

Sa më shumë njerëzit shprehin pakënaqësi rreth faktit se VIP-at prindër puthin në buzë fëmijët e tyre, aq më shumë këta të fundit karikohen për të puthur në buzë fëmijët dhe për t’i publikuar fotot më pas në rrjete sociale.

Nuk është problem kombëtar. Përpara Adrola Dushit, David dhe Victoria Beckham janë sulmuar se puthnin në buzë vajzën e tyre Harper, ndërsa tani radhën e ka Miriam Cani. Në përshëndetjen e saj ‘Mirëmëngjes nga parajsa’, këngëtarja ka publikuar një foto duke puthur Amelinë dhe ndonëse pjesa më e madhe e komenteve ishin pozitive, kishte tek-tuk ndonjë që shprehej kundër gjestit. Dhe Miriami nuk është kursyer aspak për t’u kundërpërgjigjur.

 

Good Morning from Paradise ?

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

“Nuk puthet fëmija në buzë,” i komenton dikush në foto. Por Miriami do bëjë çfarë të dojë, sepse kur vjen puna tek të shprehurit e afeksionit për vajzën e saj, ajo e di më mirë. “Ashtu? Kush e thotë këtë?” replikon partnerja e Alban Skënderaj dhe bashkë me të dhe shumë ndjekës të tjerë që mendojnë se nuk ka asgjë që nuk shkon me puthjen në buzë të fëmijëve si formë e shprehjes së dashurisë.