Pushime në Mykonos që ndiqen nga një udhëtim në Dubai; jahte luksoze mbi të cilat pozojnë të relaksuara me një gotë roze në dorë; modelet e Instagram-it që s’reshtin së udhëtuari, që na bëjnë të pyesim veten ku i gjejnë gjithë ato para që të përballojnë jetën hip e zbrit nëpër avione, janë shënjestra e re e njerëzve në rrjetet sociale.
Sipas njerëzve në internet, shumë vajza të njohura si modele në Instagram janë në fakt eskorta luksi. Zakonisht udhëtojnë drejt Dubait, Abu Dhabi-t dhe vendeve të tjera në Arabinë Saudite, ku i presin sheikë me fiksime të pazakonta seksuale.
Në forume të ndryshme po diskutohet për eskortat që pasi reklamojnë veten me foto seksi në Instagram dhe tërheqin vëmendjen e sheikëve të Arabisë Saudite, kontaktohen prej tyre duke vendosur marrëveshje të majme, por që përfshijnë kryerjen e akteve të fetishizmit ekstrem, sipas kërkesave të veçanta të pasanikëve që paguajnë.
Në përpjekie për t’i poshtëruar publikisht vajzat që kanë zakonisht me dhjetëra mijëra ndjekës në Instagram, është krijuar thurja #tagthesponsor (etiketo sponsorin) për fotot ku të konsideruarat eskorta Instagram-i shfaqen në destinacione luksi, me veshje firmato apo modelin e fundit të makinës. Pra, nëse shikojmë #tagthesponsor, është tregues se gruaja në foto shenjohet si eskortë.
Sigurisht, pre e fenomenit “tag the sponsor” po bien edhe vajza që mund të mos kenë të bëjnë fare me seksin në këmbim të dhuratave. Megjithatë, sipas tregimeve në sajtin “Tag the sponsor”, është mjaft e thjeshtë të dallosh një eskortë dhe njerëzit që shkruajnë, pretendojnë t’i kenë provat për ta vërtetuar.
“Si ia bën X-ja që përballon gjithë ato udhëtime? Zbulojeni”, është titulli i një postimi në këtë sajt.
Shoku im më tregoi këtë vajzën që ta merrja me vete në udhëtimin e punës për në Majami. I dhashë një mundësi dhe ramë dakord për datat e udhëtimit tim të punës, por pastaj m’u përgjigj një modele më e mirë dhe më dha një çmim shumë më të mirë [...] Gjithsesi, kjo X-ja mendoj se është nga Rode Island-i apo New York-u. [...] Udhëton shumë, kështu që e dija që do të kishte shumë kilometra në serbatorin e saj. Askush nuk udhëton aq shumë, nëse s’je e pasur apo nëse nuk shet zogun. Ajo ishte e gatshme për të gjithë fetishet e mia të çuditshme.”
Sajti “Tag the sponsor” u krijua posaçërisht si një vend ku pasanikët ose njerëz që hiqen si pasanikë mund të ndajnë me të tjerët emrat dhe komunikimin me disa nga modelet e Instagram-it, që janë treguar të gatshme të kryejnë marrëdhënie me ta në këmbim të parave. Një herë në disa ditë, anëtarët e sajtit postojnë një emër të ri modeleje Instagram-i dhe tregojnë marrëveshjen që bënë me të.
“X-ja hyri në komunikim me mua pasi pëlqeu të gjitha fotot e mia. Nuk i kushtova rëndësi, pastaj ajo më dërgoi mesazh. E kuptova që donte paratë, sepse pëlqente vetëm foto ku tregoj pasurinë dhe makinat.”, shkruan dikush tjetër, që gjithashtu ka publikuar një video që i ka dërguar vajza në fjalë, ku bën gjeste seksi.
Disa herë, gratë kanë dalë publikisht në kërkim të “sponsorave”, si përshembull së fundmi një vajzë nga Sydney, që deklaroi se shiste virgjërinë për 250 mijë dollarë. Por sa kushtojnë shërbimet e eskortave të Instagram-it? Sipas blogerit Jack Baruth, pagesat variojnë nga 5 mijë dollarë deri në 50 mijë dollarë. Por që të paguhesh kaq mirë, duhet të jesh e gatshme t’i nënshtrohesh kërkesave nga më të pamendueshmet, minimalisht me fetishe si koprofilia.

Sidoqoftë, të gjitha këto mbeten në nivel spekulimi. Instagram-i është i mbushur me foto udhëtimesh, veshjesh dhe vaktesh të bukura e të shijshme, që përveçse na bëjnë të ndihemi keq, nuk mund ta dimë se nga burojnë të ardhurat për t’i paguar.