Ajo njolla kafe e errët në lëkurë, që mendonit se ishte thjesht një e djegur nga dielli që po shërohet, mund të jetë në fakt, simptomë e një sëmundjeje lëkure të përhapur, e të panjohur që quhet melasma.
Melasma shkakton njolla kafe ose kafe në gri në lëkurë, kryesisht në fytyrë, në zonën e ballit, faqeve, sipër buzës dhe në mjekër. Shkaktohet nga një mbiaktivizim i qelizave të lëkurës, të quajtura melanocite, të cilat prodhojnë pigmentin ngjyrues.
Melasma është e kurueshme dhe rrallëherë e rrezikshme. Shumica e të prekurve janë gra dhe kryesisht personat me tonalitete të errëta lëkure, siç janë mesdhetarët. Nuk është ende e qartë ç’e shkakton sëmundjen, por dyshohet se vjen si pasojë e ekspozimit të tepërt në diell. Ndryshimet hormonale si rrjedhim i shtatzënisë ose kontraceptivëve oralë, gjithashtu mund të shkaktojnë melasmë.
Njollat e melasmës nuk vijnë të shoqëruara me simptoma të tjera dhe një dermatolog e diagnostikon thjesht duke parë lëkurën. Duke qenë se shkaktohet nga ekspozimi në diell, prania e melasmës do të thotë që jeni më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës e se duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Në momentin që diagnostikoheni ose dyshoni se vuani nga melasma, gjëja e parë që duhet bërë është përdorimi i vazhdueshëm i kremërave kundra diellit. Disa lloje njollash zhduken vetiu me përdorimin e kremërave, ndërsa të tjera kërkojnë trajtime me lazer dhe peeling.
Melasma ndikon miliona njerëz në botë. Shoqëruar me ndjenja acarimi, turpi e mungese vetëbesimi, melasma është e kurueshme dhe e padëmshme.
Burimi: HuffPost