Letra e një djali që kërkonte zgjidhje sepse kishte rënë në dashuri me shoqen e ngushtë, shkaktoi reagime nga më të llojesojshmet në Anabel Facebook.
“Eh moj Anabel, çfarë i bëra vetes. Në fillim e doja vetëm si shoqe, pastaj kam rënë në dashuri me të, por ajo më do vetëm si shok.
E kam provuar disa herë me të, por kot! Jemi shumë të lumtur kur rrimë bashkë, ka harmoni mes nesh, por gjithmonë vetëm si shokë. Si t’ja bëj? Ka një muaj e gjysmë që jam larguar nga Shqipëria vetëm që ta harroj, por nuk po ia arrij dot!”
Shumë prej atyre që reaguan ishin djem, dhe mund të vije re dy kahje të ndryshme: njëra palë thonin se njohin plot raste të tilla apo se i kanë provuar edhe vetë, të tjerë se ai po tregohej i dobët, ose “kaqol” siç e quan ky komentues:
“Po respektin për veten si mashkull, mo kaqol, të them një gjo: kurrë mos vdis për një femër, se në varrimin tënd do të vijë e shoqëruar me të tjerë.”
Sidoqoftë, shumica u treguan të ndjeshëm karshi problemit të tij, pasi i kishte prekur edhe ata vetë, apo të njohurit e tyre:
“Eh mor miku im, paskemi të njëjtin problem, po ti mos u mërzit se më mirë do bëhet.”
“Sa ka si ti o çun, po si njëra palë, si tjetra, s’e thonë haptas por e lënë në heshtje, deri në momentin kur do të shpërthejë vetë. Rri baruti me zjarrin bashkë? Jepi drejtim vetes e jetës, jo asaj.”
“S’je as i pari, as i fundit. Gjithsesi shpresa vdes e fundit.”
Përveç gjykimeve ndaj djalit (që nuk ishin ajo çfarë po kërkonte me anë të letrës) disa djem më kurajozë dhe më praktikë nisën t’i japin zgjidhje, se si duhet të veprojë për rastin. Ja disa nga mënyrat me të cilat djemtë i përgjigjen një vajze që i trajton si shok, kur në mes ka edhe dashuri.
1. Pi, thuaja, ik
Sipas një komentuesi zgjidhja më e mirë dhe më praktike është- e vjetër sa vetë jeta- të pish dhe t’ia thuash, pastaj nëse të refuzon, i thua se nuk ishe ti, ishte konjaku yt 50-lekësh.
“Po të kishe pirë ndonjë ditë dhe hapje barkun. Po ta merrte për ters, ia vije fajet pijes.”
2. Bëje përpjekien tënde
Ky komentues e ka inat që t’i mbetet merak diçka, ndaj i këshillon ta bëjë të vetën, të paktën të mos mbetet me kokën pas.
“Po nuk është zgjidhje me ik’, t’kishe luftu deri n’fund, sepse atëherë kur ban çdo gja dhe n’fund, s’merr atë që do, harresa t’bahet më e lehtë.”
3. Para me një qëllim: Mos hiq dorë!
Asgjë nuk arrihet pa sakrificë; kështu mendon komentuesi më poshtë, që e këshillon të mos reshtë së përpjekuri, sepse “vajzat janë mendjemëdha dhe u pëlqen t’u shkojnë nga pas”.
“Duhen objektiva more djalë, për t’ia arrit qëllimit. Nuk është zgjidhje largimi, por luftimi, mundimi, sakrifica, se këto femrat janë pak si mendjemëdha, dhe u pëlqen që t’u shkojnë nga pas, t’i lusin. Kështu ndodhi me shokun tim që donte një gocë, por ajo s’e pranonte. Dhe ç’bën ky? Për një vit e gjëmonte nga pas dhe pastaj e pranon hahahah Tani janë martuar dhe kanë kalamaj.”
4. “Deti ka peshq pafund”
Pse, vetëm vajzat kanë shprehje si: “Pas meshkujve dhe autobusëve mos vrapo kurrë, se vjen gjithmonë tjetri.”??
“Ka peshq deti pa fund.”
“Fillo gjuaj një tjetër.”
“Në hall të madh qenke në fakt. Kërko tjetër, më mirë se shoqe do e kesh gjithmonë.”, e kështu me radhë.
5. Gjej një partnere tjetër për ëndrrat seksuale
Sepse gjithçka fillon dhe mbaron tek krevati.
“Po ta bësh dorën kallo duke e menduar atë çdo natë, normale që s’e harron dot, se vetëm atë mendon.”