Anabel Dossier

Uragane, vrasje, sëmundje: ‘2017-a e mallkuar', një thirrje për njerëzimin

11 Shtator 2017

Uragane, vrasje, sëmundje: ‘2017-a e mallkuar', një thirrje

2016-a u mbyll me lutjet e shumë njerëzve që “viti i mallkuar” të shporrej nga jetët e të gjithëve.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Por 2017-a po e meriton urrejtjen në rritje të njerëzve, që po e quajnë kalimin 2016-2017 si rënien nga shiu në breshër. Pas fitores në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump-i bëri betimin dhe u ul me të gjitha fuqitë në zyrën ovale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë një prej arsyeve pse njerëzit tani i hakërrehen 2017-ës.

Uragane, vrasje, sëmundje: ‘2017-a e mallkuar', një thirrje

E ndërsa ne shkruajmë artikuj, “uragani me përmasa apokaliptike” Irma, goditi fuqishëm Florida-n duke lënë të paktën 3 të vdekur.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Ai ndoqi uraganin Harvey, më katastrofiku që prej uraganit Wilma në 2005-ën, duke lënë të vdekur 71 njerëz pasi goditi brigjet kryesisht në Amerikën e Mesme.

Mediat akuzojnë Trump-in për mosangazhim në gjetjen e zgjidhjeve të shpejta për njerëzit e rrezikuar nga uragani. Gjithashtu, e dënojnë neglizhencën e tij ndaj çështjes së ndryshimeve klimatike, që sipas shkencëtarëve nxisin krijimin e uraganëve.

Por ndërsa askush s’mund ta ndjejë vdekjen e dikujt sa familjarët dhe njerëzit e afërt, humbja e personaliteteve të shquar trajtohet si humbje për një numër të madh njerëzish që e njohin dhe e duan. Këtë vit, Chester Bennington, lider dhe vokalist i grupit të famshëm “Linkin Park”, vrau veten më 20 korrik, duke shtuar tërsëllimën e njerëzve ndaj vitit djallëzor.

Para dy ditësh, Fondacioni i Shëndetit Mendor në Britani shpalli alarmin për nivelin e lartë të vetëvrasjeve në të 20-at. Sipas ekspertëve, mund të jetë tregues i një krize masive të shëndetit mendor.

 

A post shared by Lumi Hodo (@beautyartlumi) on

Në Shqipëri, këtë vit janë ndarë nga jeta shumë njerëz të njohur të artit, kulturës dhe shkencës, si Dritëro Agolli, Ylli Popa apo Fraçesk Radi.

Dje, lajmi se aktorja Hajrie Rondo s’mundi t’i mbijetonte kancerit edhe këtë herë tronditi opinionin publik. Rikthimi i saj në teatër vitin që shkoi, pasi kishte mposhtur kancerin, dha më shumë shpresa se sëmundja e egër mund të mundet, pavarësisht viteve. Por kanceri iu kthye sërish.

Uragane, vrasje, sëmundje: ‘2017-a e mallkuar', një thirrje

Sipas statistikave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 4 mijë shqiptarë ndërrojnë jetë çdo vit si pasojë e kancerit. Sipas mjekëve, në këto përmasa, sëmundja e shekullit po përhapet me shpejtësinë e një epidemie gripale, por sipas drejtuesit të epidemiologjisë në ISHP, nuk është rrjedhojë e shtimit të rrezatimeve elektromagnetike.

Ndërkaq, në nivel botëror, statistikat për kancerin po shikojnë rritje rastesh që prej 2012-ës, kur 14 milion njerëz të tjerë u diagnostikuan me kancer nëpër botë. 8 milion vdiqën prej tij.

Për faj të Trump-it apo jo, shumë probleme të planetit i atribuohen ndotjes së lartë të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike për shkak të ndërhyrjes tek natyra. Kërkuesit dhe veprimtarët këshillojnë që, për të mos e shkatërruar akoma më shumë planetin tonë, të mjaftohemi me 1 fëmijë.

Një tjetër problem tejet delikat ka qenë edhe këtë vit, të drejtat e grave dhe dhuna ndaj tyre. Pakistani, Hong Kong-u dhe Korea e Jugut janë tre shtetet me më shumë vrasje ndaj grave. Në Shqipëri, vit pas viti, muaj pas muaji, një vrasje e gruas nga i shoqi vjen e trondit opinionin publik, bëhet debat social në emisione por përsëritet sërish vitin e ardhshëm.

Në fund të vitit të shkuar, një prej vrasjeve më rrënqethëse dhe më të përfolura ishte ajo e Liljana Rukos, të cilës bashkëshorti, Ferdinant Ruko, e hodhi nga ballkoni i shtëpisë gjatë një sherri. Ndërkaq, ajo ndodhej nën një urdhër mbrojtjeje nga gjykata e Fierit, por ai s’arriti ta mbronte.

Uragane, vrasje, sëmundje: ‘2017-a e mallkuar', një thirrje
Ferdinant Ruko

Në gusht të këtij viti, gjyqtarja Fildez Kasemi do të vritej nga ish-bashkëshorti në mes të plazhit, pasi i kishte shpëtuar një tentative të parë nga ana e tij dhe kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtjeje, i cili nuk iu dha.

Uragane, vrasje, sëmundje: ‘2017-a e mallkuar', një thirrje
Fildez Kasemi

Ky vit duket me të vërtetë monstruoz, vetëm duke përmendur disa nga lajmet më të rëndësishme të dy muajve të fundit. Por në fakt, këto problematika madhore s’i takojnë as 2017-ës, as vitit para tij, as vitit që vjen. Na takojnë ne, si gurët që mund të ngremë murin, si të vetmit që mund të bëjmë diçka për ndryshimet klimatike, të drejtat e gruas dhe shëndetin tonë, qoftë ai mendor apo fizik.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.