
Unë mendoj dhe besoj me fanatizëm të madh se nuk ka asgjë që nuk mund të rregullohet me një gotë verë. Një ditë e lodhshme në punë, ndarja nga i dashuri, apo dhe bisedat e lodhshme të mikeshës tënde që vazhdon të flasë për mënyrën sesi ai e la dhe nuk i shkruajti më kurrë edhe pse bashkë kishin patur seksin më fantastik pas disa gotave verë. Gjithçka fillon tek vera. Dhe unë vdes të përjetoj ndjesi të reja, jam binjak, s’bëj dot ndryshe. Do vdisja në monotoni. Do më thahej lëkura, do rrudhesha, pastaj ca rrathë të zinj poshtë syve...rrënqethem vetëm duke e menduar. A mund të më vesh faj pse dua të argëtohem?
Një gotë verë të premten në mbrëmje, në një ambient me muzikë të mirë, ushqim të shijshëm dhe njerëz të bukur, e shoh si detyrim ndaj vetes time! E meritoj. Ka një arsye pse “+39 Food & Club” që kur është hapur rreth një vit më parë është një nga destinacionet e mia të preferuara të argëtimit: sepse ndihem si në shtëpi.
Kjo jo vetëm nga arkitektura dhe dizajni që të japin idenë e një vendi shumë familjar, por edhe nga shërbimi. Që tek dera ndesh truprojën më seksi që ka parë jeta e natës në Tiranë dhe sado gota të kesh kthyer s’do bjerë pre e flirteve të tua, pastaj vajza hostess që gjithnjë do të gjejë një vend, sado plot të jetë brenda dhe kamarierët!! A mund të ndalemi pak tek kamarierët? Nuk e di për ju, por s’ka asgjë më emocionuese për mua sesa kur gotën e verës ma sjell një bukurosh dy-metrosh, që fare mirë mund ta ftoja në tavolinë sikur të mos ishte në orar të punës.



Tek “+39 Food & Club” të gjithë flasin me të gjithë dhe nëse nuk njihen, atmosfera që krijohet brenda është ideale për të krijuar njohje të reja. Do dëgjoni miksimet më të papara nga DJ shqiptarë e të huaj të ardhur enkas për ju, ndërkohë që mund të shijoni koktejlet dhe pjatat e shkëlqyera me receta origjinale që nuk i keni provuar asnjëherë më parë në Tiranë.
Kuzhina është transparente kështu mund të shihni nga afër gjithë prapaskenat e përgatitjes së ushqimit tuaj (dhe shefi duket si kitarist i ndonjë bande roku kështu jemi në rregull ;) Dhe e preferuara ime: drita është e shkëlqyer për foto. Çfarë mund të kërkojmë më shumë se kaq?
“+39 Food & Club” që gjatë verës e transferoi një pjesë të klientelës së saj tek “Pepper Pizza & Cocktail” është hapur sërish pas pushimeve të sezonit veror, gati për të ndarë shërbimet më ekskluzive me të gjithë fanatikët e jetës së natës në kryeqytet. Unë e di çfarë do të bëj sot (ok mbase dhe nesër por këtë s’ka pse e merr vesh gjithë mileti).