Fletore Kinemaje

Fituesit e çmimeve Emmy janë gjithë serialet që duhet të shihni medoemos

18 Shtator 2017

 

A post shared by Gandaria City (@gandariacity) on

Ceremonia e 69 e çmimeve Emmy shpërndau çmimet tek serialet më të mirë dhe aktorët më të zotë të vitit. Përveçse u dha meritat që u takonin atyre që realizuan punë të tilla kolosale, na dha edhe ne disa tituj serialesh që ia vlen t’i shohësh, jo për të kaluar kohën, por për të kultivuar shijet.

Fituesit e çmimeve Emmy janë gjithë serialet që duhet

Seriali më i mirë dramatik i vitit është “The Handmaid’s Tale”, i cili flet për një të ardhme distopiane, ku gratë fertile përdhunohen nga elita në emër të shtimit të popullsisë” aktorja kryesore e këtij seriali, Elisabeth Moss, fitoi gjithashtu çmimin si aktorja më e mirë protagoniste në një serial dramatik, dhe Ann Dowd çmimin si aktorja më e mirë jo protagoniste, pa përmendur një sërë çmimesh të tjera për regjinë, skenarin, etj. Përveçse i realizuar shumë mirë, seriali përcjell një mesazh të rëndësishëm për të ardhmen e shëndetit riprodhues të grave në Amerikë e kudo.

Fituesit e çmimeve Emmy janë gjithë serialet që duhet

Në listën e serialeve të limituar, ose të shkurtër, kryesonte "Big Little Lies". Protagonistja Nicole Kidman, fitoi çmimin e aktores më të mirë, ndërsa Laura Dern çmimin e aktores më të mirë jo protagoniste në një serial të shkurtër. Shtatë seritë tregojnë jetët në dukje perfekte të tre nënave që rrethanat i çojnë deri në vrasje. Si seriali paraardhës, edhe "Big Little Lies" mori çmime të tjera për regjinë dhe aktorin më të mirë protagonist.

Fituesit e çmimeve Emmy janë gjithë serialet që duhet

Nëse dramat nuk janë të preferuarat tuaja, nga komeditë, Veep ishte më e nominuara, me një çmim të fituar për aktoren më të mirë protagoniste në një serial komedi. Në bazë nominimesh, sknari, regjia, aktrimi dhe çdo gjë tjetër ishte mëse e arrirë në serialin që rrëfen jetën e një zëvendës presidenteje amerikane.

Të tjerë të vlerësuar ishin, "Black Mirror" duke veçuar episodin “San Junipero”, "House of Cards", "Stranger Things", "Fargo", "Westworld", "Better Call Saul" dhe "Atlanta".