Anonim të lutem

'Si e nxora vjehrrën nga jeta jonë': Kur gratë shqiptare s’durojnë dot më

20 Shtator 2017

'Si e nxora vjehrrën nga jeta jonë': Kur gratë
Sherri mes vjehrrës, Natashës, dhe ish-nuses Eglantina në studion e "Të Dielës Shqiptare" në mars vetëm sa përforcoi stigmën e marrëdhënies aspak të mirë nuse-vjehrrë

Në ka një stigmë për familjet shqiptare që duket se s’po do të ndryshojë, është ajo e luftës vjehrrë-nuse.

Këtë javë, në faqen e Anabel në Facebook vërshuan letrat e grave për mamatë e bashkëshortëve të tyre, plot mllef për mënyrën si ato ndërhynin në marrëdhënien mes dy të martuarve. Kështu, vendosëm që dje të hapnim një temë deri diku kontroversiale; i pyetëm fansat e Anabel si ia dolën të nxirnin nga jeta e tyre vjehrrën me të cilën nuk shkojnë edhe aq mirë, le të themi.

Përpos dhjetëra mesazheve që shprehnin inat ndaj atyre grave që shanin vjehrrën, duke argumentuar se fundja, burri është rritur dhe edukuar prej saj, pati edhe histori të vërteta të “nuseve” që treguan si kishin vepruar kur s’mbante më ujë pilafi.

“Kam një vjehrrë që mos e paça. Mamaja më ka vdekur para 4 vitesh dhe pas kësaj u martova, por dhembja ishte e madhe. Vjehrrës i thashë “mami”. Ajo m’u përgjigj: “Ti nuk je vajza ime. Mos më thërrit “mami”. I thashë: “Është e vërtetë që nuk jam, por unë këtë edukatë kam marrë nga prindërit, kështu që do ta them.

Më pas, mora lajmin e bukur se prisja binjakë. Sapo mbeta shtatzënë, ajo ndryshoi. Ma vinte burrin kundra e bëja sherr me të. Çdo natë, me frikën mos abortoja. Por Zoti më bekoi.

Tani mundohet të më ndajë nga burri e fryn kot më kot, i thotë: “S’ke ç’e do”. E kapa mat dhe i thashë: “Boll të kam duruar! Mos mpri dhëmbët, se mua nga burri nuk më ndan dot, fëmijët s’i lë dot pa baba. Mbaj vendin që të takon, se je 0 me xhufkë.”

Sot nuk i flas më fare. Këto vjehrra të ndajnë nga burri, se në vend të zemrës kanë gur.”

'Si e nxora vjehrrën nga jeta jonë': Kur gratë

Kurse kjo vajzë thotë se, për të mos e lënë situatën të kthehej në koflikt, vendosi t’i paraprinte: ia vuri pikat mbi “i” vjehrrës që në fillim dhe që atëherë, nuk ka ndërhyrë më.

“Unë nuk e përzura vjehrrën nga jeta ime, thjesht i tregova vendin e duhur që në takimin e dytë që patëm. Unë do të ikja me studime jashtë Shqipërisë dhe i dashuri im atëherë- sot bashkëshorti- do të vinte me mua. Më thotë: “Me ty dua të kem një marrëdhënie të shkëlqyer, si nënë e bijë, se të kam si vajzën time.” I them: “T’i themi gjërat siç duhet. Unë nuk bëhem vajza jote, e as ti nëna ime. Jemi vjehrrë e nuse, një raport që i lidh respekti e sjellja reciproke. Jam njeri që t’i them gjërat në sy, siç janë.” Kemi një raport shumë të mirë. Nuk jetojmë bashkë, dhe kjo ndikon shumë.”

Të tjera thonë se qenë me fat. Sigurisht që qenë me fat, sepse në këtë mes hyn lotaria amerikane.

“Si e përzura vjehrrën nga jeta ime? E thjeshtë fare: më doli lotaria amerikane dhe ika... e di që shumë prej jush do të më kenë zili... po ca gjëra janë me fat, jo me inat.”

'Si e nxora vjehrrën nga jeta jonë': Kur gratë

“Doja t’i thoja vajzës që i doli lotaria amerikane: Mua më qëlloi vjehrra me fat, i doli asaj lotaria amerikane.”

'Si e nxora vjehrrën nga jeta jonë': Kur gratë

Megjithatë, ka vjehrra që janë të vetëdijshme për konfliktet që mund të sjellë prania e tyre në shtëpi, duke bashkëjetuar me djalin që e kanë rritur me duart e veta dhe gruan e re që ka hyrë në jetën e tij, apo në jetët e tyre. Ndaj, kjo nuse e quan veten fatlume që vjehrra e saj e kuptoi dhe vendosi t’i bënte dhuratën e largimit nga shtëpia.

“Para 10 vitesh u martova dhe marrëdhënien me vjehrrën nuk e kisha kushedi se çfarë (edhe pse mundohesha ta respektoja në maksimum, këtë nuk e kam kuptuar asnjëherë.) Me tim shoq po mendonim si t’ua thonim prindërve të tij që të ndaheshim prej tyre. Për 6 muaj jetuam bashkë, me të mirat dhe zënkat tona.

Një të dielë dal për shëtitje me tim shoq dhe u themi se do të kthehemi vonë. Ishin pushimet e fundvitit. Në mbrëmje shkojmë në shtëpi dhe ç’të shikojmë?  Shtëpia e mbushur me lugë, piruj, qelqurina, tiganë e tenxhere.

“Ju keqen mami, ju keni nevojë të jetoni vetëm. Edhe pse me pak vonesë, unë do t’ua plotësoj dëshirën.”

Më prekën fjalët e saj, saqë doja edhe unë privatësinë me tim shoq. E kështu, u përqafuam me mall e dashuri dhe i uruam suksese në jetë njëra-tjetrës. Tani që jetojmë veç, e duam dhe e respektojmë më shumë njëra-tjetrën.

Dhe më e rëndësishmja: tani që fundmi mora vesh kush u bë sebep që u ndamë. Kunata ime, domethënë motra e vogël e burrit, sepse ajo i kishte shprehur së ëmës dëshirën dhe i kish thënë: “Mami, kur unë të martohem dua të jetoj vetëm me burrin.” Dhe voila! Fati im.”

Dhe që të mos ndahemi me fjalë të keqe, ja edhe shembulli i nuses që shkon aq mirë me vjehrrit, sa u pikëllua kur ata vendosën të iknin nga shtëpia.

“Unë kam patur dhe kam një lidhje të shkëlqyer me vjehrrën. Më ka respektuar që herën e parë që e kam takuar, sillet shumë mirë me mua. Pas një viti martesë, vjehrri vendosi që të ndaheshim për një arsye dhe ne e mirëkuptuam.

Kam qarë sepse sesi më dukej që do të ndaheshim. Mund të thoni se paskam qenë budallaqe, se s’ka nuse sot që qan kur ndahet, por mua kështu më ka ndodhur. Në fakt, edhe vetë kur e mendoj më duket pak e tepërt, por kështu më ka ndodhur. [...]

Unë jam sjellë mirë me vjehrrën sepse në radhë të parë, gjithmonë mendoj prindërit e mi, si do të më vinte mua nëse do të sillej nusja e vëllait keq me ta. Në radhë të dytë, kur nëna më rriti e më edukoi burrin, pse të mos e respektoj.”

'Si e nxora vjehrrën nga jeta jonë': Kur gratë