Showbiz dhe TV

Ja si jeton Sophia Loren 83-vjeç, në epokën e teknologjisë

25 Shtator 2017

Ja si jeton Sophia Loren 83-vjeç, në epokën e teknologjisë

Sophia Loren ka mbushur 83-vjeç dhe jo shumë gjëra kanë ndryshuar në rutinën e saj të përditshme, sigurisht përveç angazhimeve profesionale që kanë rënë ndjeshëm dhe futjes së teknologjisë të cilën ylli i kinematografisë thjesht nuk e ndjek dot.

Në një intervistë për ‘Corriere’ Loren rrëfen se vazhdon të zgjohet çdo ditë në 5 të mëngjesit, zakon i trashëguar nga fëmijëria kur e zgjonte gjyshi që të mësonte për në shkollë, ritual jo shumë produktiv ky duke qenë se Loren nuk e përfundoi shkollën dhe rezultatet e saj linin shumë për të dëshiruar.

Sot hap televizorin, ndjek lajmet, kontrollon postën, diçka për të mbajtur veten të zënë, sepse është mësuar gjithnjë të punojë. Dhe ndonëse përpiqet të tregohet e kujdesshme me të ngrënët, e ha sheqerin me lugë gjelle, si të ishte fëmijë. Marrëdhënien me teknologjinë aktorja e ka të tmerrshme.

Ja si jeton Sophia Loren 83-vjeç, në epokën e teknologjisë

“Kompjuterat nuk i shoh dot, madje dhe kur duan të më telefonojnë rrallëherë u dal. ‘Sa e ekzagjeruar je,’ më thonë. Pra për WhatsApp s’bëhet fjalë. Por e di pak a shumë çfarë është,” tregon Loren që as email-it s’ja ka marrë dorën.  E pyetur rreth 17-ditëve të famshme që ka kaluar në burg në 1982-shin, prej miliona lirave të padeklaruara, Loren tha se do t’i rikthehej sërish.

“Do t’i kthehesha sërish. Jam gjendur më mirë nga ç’e prisja. Murgeshat më fusnin në kuzhinë, bëja supën. E dija që nuk e meritoja, por e bëra thuajse për eksperiencë.”

Burimi: Corriere.it