MetroChic

50 hijet e grave të martuara

24 Korrik 2014

50 hijet e grave të martuara

Shija që më kishte lënë zënka me Këpucën nuk po më kalonte. Mënyra si më kishte lënë vetëm atë natë, nuk më dukej normale. Më duhej pak kohë të analizoja me vete, pse duhej të ndodhte? Nuk doja ta ndaja me askënd! Pak e vështirë të “shisja” njeriun që doja qoftë dhe tek shoqet e mia. Dëshira për ta justifikuar s’më linte rehat. Epo dhe unë nga mamaja ime kisha mësuar !Ndjenjën e nënshtrimit e kisha në gjak.

“Burri duhet duruar” më përsërit ajo gjithmonë. Duruar si? Cila ishte mënyra e saktë e nënshtrimit, pa cënuar kryelartësinë që ka një femër? Dikur, një nga gratë e punës, kur unë isha në fillimet e karrierës time më pati thënë:

- Grua e mirë është ajo që e duron burrin. Gruaja e mirë në ditë me shi, e prêt burrin e saj me çadër poshtë shtëpisë të së dashurës që të mos I laget!

Nuk e kuptova kurrë këtë fjali. Nuk doja ta pranoja një nënshtrim të tillë. Kompromiset ndërmjet burrit dhe gruas në Tiranë janë si kafet e paradites: Nënshtrohem për të pasur fëmijë me ty, nënshtrohem për të pasur një shtëpi dhe makinë, nënshtrohem për të pasur pushime jashte dhe cantë Hermes!

Burri paguan që të ketë jetën e tij, duam apo s’duam ta pranojmë dhe ne përfundojmë të mbledhura në grup të gjitha gratë bashkë , duke shitur mënd me cfarë na mbetet nga një marrëdhënie e fikur !Jo! S’do të doja të përfundoja në këtë situatë. Edhe pse e kisha zilepsur një jetë të tillë, duke krahasuar çantën time me çantën e balerinës së famshme e cila e kishte burrin me lekë, s’do të zgjidhja një jetë të tille. E ç’të duhet çanta, kur një mikeshë e imja më tregonte sms-të e shkëmbyera me burrin e balerinës, takimet e fshehta, seksin e zjarrtë në makinë! Dhe kulmi , e dashura kishte të njëjtën cantë më gruan! Gruaja me foto pompoze të bëra nga fotografë profesionistë dhe e dashura me vetëm 300 folloëers në Instagram. Kulmi!

Po mua ç’më duhet e gjithë kjo? Pse duhet të mendoja kaq gjatë? Kisha për qëllim ta shijoja këtë lidhje, jo ta komplikoja siç kisha bërë gjithmone me ish-të dashurit. Në fund të fundit askush s’të mban me zor. Nëse Këpuca s’do të ishte I duhuri ,secili mund të shihte rrugën e vet lehtësisht.

E mirë ok ! S’isha unë që po i mendoja të gjitha këto, sepse vetëm idea që Këpuca s’do të ishte më I imi, më futi të dridhurat në trup. Drejtova trupin, se nga mendimet e mëdha po ecja barkazi dhe zvogëlova hapat, për të mos thyer gjunjët sikur po kullosja lopën. Kapa flokët topuz lart kokës në ecje e sipër, si për të larguar mendimet dhe me hap të shpejtë ngjita shkallët për tek banesa e Loles. SMS e Balenës kishte tronditur qetësinë e këndëshme të ditëve të mia.

“Zemra, te presim këtë të shtunë. Ke 4 ditë kohë. Bli librin “50 hijet e Greit”. Mos u çudit dhe ne gratë e martuara kemi botë”.

Pika që si bie, po kush I ka paragjykuar një herë e dy herë, unë I kisha harruar fare që ekzistonin. Libri aq I përfolur më në fund ra dhe në duart e mia. Shkova me turp tek Adrioni si herën e pare që bleva kontraceptivë në farmaci dhe në vend që të kërkoja kontraceptivë, kerkova prezervativë dhe pastaj s’dija se ku t’i fusja, derisa përfundova duke I hedhur në koshin e plehrave.

“Po e kemi ‘50 hijet e Greit.’” Librashitësja ngriti zërin sikur të ishte shurdhe. Se di pse kisha krijuar përshtypjen qe ky, pikërisht ky libër duhet të ishte libër I ndaluar. Ishim në rregull me librat e Blendi Fevziut dhe të Ben Blushit. Na u duknin burrat yje. Me Grein u çmendën gratë.

Nje kolegia ime e zyrës nderrohej çdo një orë duke e lexuar online. Mua ma kishin treguar copa-copa. Një herë, një shoqe duke bërë ecje nga liqeni më tregoi pjesën e parë dhe aq u përmallua në tregim e sipër sa ndaloi fare se iu mor fryma. Nuk më bëri asnjë përshtypje si libër. Dhe cfarë bënte Grei? I thoshte të dashurës të hiqte të brendshmet përpara se të dilnin. Une i hiqja me dëshirë në mes të restorantit dhe ia fusja ne xhep të dashurit që kam pasur.

Vadiku dhe Lola sigurisht që e kanë lexuar librin, më prisnin të dy të dystuar në divanët e rehatshëm duke pirë lëng rrushi. Po uroja që të mos kapeshin me grushta sepse isha e sigurtë që si njëri , si tjetri, e shikonin librin nga pikëpamje të ndryshme.

“Kjo vajza”, filloi Vadiku duke rrufitur me zhurmë lëngun e rrushit sikur po pinte kafe turke , “është pak lesbike por nuk e ka zbuluar akoma”. Lola e hapi gojën aq shumë, sa mirë që nuk e hëngri për pak. “Po po, kjo vajza është lesbike, se ndryshe s’ka pse ti durojë torturat që I bën ky psikopati që dhe ky eshte lesbik.”

- “Lesbik? Grei lesbik? Si mund të jetë një mashkull si Grei lesbik, mashkulli I ëndërrave të kaq shumë femrave?”Lola ishte shpupurisur sikur sapo kishte dalë nga një përleshje, barku I rrumbullakët I ulej dhe I ngrihej nga frymëmarrja e shpeshtë.

- “Ej , dëgjoni!” I them, “ Se s’kemi ardhur për t’u zënë. Dua vetëm të më tregoni librin sepse s’kam kohë dhe nerva ta lexoj, kaq e thjeshtë është.E kuptoni fjalën tregim ?”

- “Atë po mundohem të bëj, “ Vadiku shikonte Lolen, “po kush po na lë!”

- “Alinë, mos e dëgjo këtë.”Lola më afrohet për të marrë më shume vëmëndje nga unë. “Ata janë një çift ideal. Ai një mashkull I arrirë, ajo njeë prostitutë thellë-thellë, gjë të cilën e zbulon më vonë, se normalisht të pranosh ato gjëra që i bën ai, vetëm putanë mund të jesh.”

- “Jo s’jam dakord.” Ngrihem në këmbë dhe filloj të lëviz nëpër dhomë. “Nuk jam dakord që duhet të jesh prostitutë në shpirt që të pranosh gjëra të tilla.”

- “Cfarë mendon ti Alinë se është një prostitutë?” Lola më shikon ngulshëm. “Çfarë mendon ti se e bën një prostitutë të bëjë këtë zanat?Ajo nuk ka tabu, I pelqen seksi. Dhe personazhi I librit është njësoj. Ajo është e virgjër, por edhe pse, është një prostitutë. Ajo pranon të poshtërohet, justifikohet me dashurinë që ka për Grein.”

- “Po , dhe Grei është një lesbik , I keqtrajtuar në rini të tij nga nje teto që e la, kur ai nuk po I bindej më, “ndërhyn Vadiku.
Nuk po kuptoja asgjë. Më ndryshuan pikëpamjen që kisha për çiftin me jetë seksuale të përsosur, duke m’I shndërruar në dy personazhe me probleme të forta psikologjike.

- “Pse, nëse unë do të vishja këpucë me taka dhe do t’I kërkoja Këpucës të më rrihte me rrip, do të isha njeri me problem? “
Njëherësh ata pohuan me kokë! Ata, njëri GAY dhe tjetra CALL GIRL paragjykonin një çift sepse bënin çdo gjë me njëri-tjetrin. Paragjykonin normalen duke u nisur nga anormalja. “Nëse të gjitha çiftet këtu në Tiranë do të kishin jetë kaq të hapur seksuale me njëri-tjetrin, nuk do të ndodhnin gjithë ato tradhëti që dëgjojmë.” I them.

- “Ketu bëhen orgji pafund,: Vadiku bën fytyrën misterioze.

- “Nuk po flas për orgji Vadik , po flas për jetën në çift. Femrat ketu nuk dinë akoma cfarë është orgazma. Bëjnë seks me burrat duke menduar Grein ose Brad Pitin dhe nuk arrijnë të kenë orgazëm. Libra të tillë u japin ide njerëzve edhe pse interneti është plot shembuj dhe mund të mësojnë shumë kollaj.”

- “Po tiiiii pse nuk e ke lexuar atëherëëëë,” Lola picërron sytë.

- “S’kam pasur kohë, kam një libër të Stephen King që e kam nisur vjet dhe s’po arrij ta mbaroj, më merr shumë kohë FB dhe Instagrami.”

- “Ti Alinë si bën seks, po të pyes jo sepse më intereson , por sepse ato gratë e majmura mund të të pyesin për të të ngacmuar. “Vadiku mbulon gojën me dorë si një çupëlinë që pendohet për cfarë tha.

- “Epo meqënëse ty nuk të intereson pse të ta them? Të falenderoj që më përgatite. Nëse ato do të më pyesin, do t’u tregoj që më pëlqen shumë të bëj oral dhe seks të ngadaltë.

Futa librin 200 kile në çantë , putha Lolën në faqe 8 herë dhe dola duke e lënë Vadikun me batutën e pathënë në buzë. Rrugës për tek shtëpia po më vinte ta shisja librin ose ta ndërroja në një nga ato këndet që shesin libra rrugës. Çanta rëndonte. E hodha mbi divan. Hapa celularin për t’iu përgjigjur Këpucës. 5 SMS dhe ndërkohë telefoni filloi të binte. Kisha 10 minuta kohë për t’u bërë gati, përpara se ai të vinte të më merrte. As e përmendi fare zënkën, në fakt ai me të vetën e kishte diskutuar dhe mbyllur si muhabet por unë doja ta diskutoja e ta ridiskutoja përsëri. Hoqa pluhurin e Tiranës me një dush të shpejtë dhe isha gati në xhinse dhe një palë Converse të rehatëshme.

Këpuca me kostum veror elegant dhe unë me atlete. Ishim një çift pa pikën e kombinimit në veshje.

- “Ti je një bebe, je bebe im!” Zgjat kokën dhe shikon atletet, qesh përsëri. “Kështu do të shkosh pasdite te madamat?”

- “Po kështu do shkoj. Mbledhje me goca brenda në shtëpi do të jetë, pse duhet t’I jap rëndësi.?”

- “Dukesh seksi dhe sport, biles dukesh akoma më bukur kështu thjesht.”

M’u kujtua I dashuri I parë që kam pasur, I cili nuk e pëlqente make-up-in tek femrat, dhe unë e gëenjeja . Lyhesha çdo mëngjes dhe I thoja që kështu jam vetë dhe ai e besonte. Ok në atë periudhe një laps të zi dhe një rimel ishte i gjithë tualeti, por ai donte të besonte që unë isha e thjeshtë. Çfarë do të thotë e thjeshtë e ka kuptuar ndonjëherë njeri?

Genci po na priste tek kafja. Nuk e di nëse ishte takim I stisur nga ana e Këpucës apo thjeshtë koincidencë.

- “Uau Alinë s’do të të njihja sport, sa bukur!” Dy metra burrë u ngrit në këmbë dhe më përqafoi sikur më njihte prej vitesh. Kapuçino erdhi pa e porositur. Edhe pse Asaj nuk përmendej, ishte në ajër. Genci fliste sa bukur kishim kaluar atë natë, ndërkohë që mua përvec faktit që ai kishte ndenjur me Asaj tetë orë kapur për dore, s’më kujtohej asnjë detaj.

- “Kishe shoqe të mrekullueshme!”

- “Faleminderit , po I kam shume te mira. Njëra eshte GAY, kështu mashkull, burrë!” U ngatërrova komplet. Doja t’i thoja që dhe shokët I kam të mirë, por kështu është kur mendon njëqind gjëra në të njëtën kohë. Genci qesh me të madhe. Më pëlqejnë njerëzit që qeshin me zhurmë.

- “Ahhh sa do të doja të rrija me ju të dy , por kam orarin e terapise dhe duhet të ngrihem. Planifikoni nga java një drekë a darkë me mua. Jam I mirë dhe për udhëtime, nëse keni ndërmend të bëni ndonjë së shpejti.”

- “Djem vëtëm nuk pranojmë në shoqërinë tonë, “ Këpuca I tok dorën dhe ndahemi.

- “Çfarë terapie bën Genci? “Pyes unë direkt, pa kthyer mirë shpinën tjetri.

- “Genci është shëndoshë e mirë. Ka të shtruar gruan në spital, është në fazën e fundit më të rëndë të tumorit, por nuk duam ta besojmë. Eshtë shoqe shumë e mirë e jona por fatkeqe. Nuk patën mundësi të bënin asnjë fëmijë të paktën !”
Unë jam njeri I keq .Une jam një mostër. Madje njeriu I keq trëmbet nga unë. Epo të gëzohesh për një lajm të tillë është një gjë çnjerëzore. Unë po gëzohem për shoqen time, jo për fatkeqësinë. Si t’ia them , nuk është muhabet që bëhet nga celulari dhe unë kam për të shkuar tek shtëpia e Balenës për pak.

- “Zemër a ngrihemi?Kam hallin tënd mos bëhesh vonë!” Këpuca po më priste në këmbë, pa kuptuar gjithë atë entuziazem që më përcillte fytyra!