
Kaya Jones, një ish pjesëtare e grupit Pussycat Dolls nga viti 2003 deri në 2005, tha se ishte viktimë abuzimi, e kishin droguar dhe prostituuar teksa të tjerë përfitonin nga fama e grupit.
“E vërteta ime, është se nuk isha pjesëtare në një grup vajzash. Isha pjesëtare e një rrjeti prostitucioni. Rastësisht këndonim dhe ishim të famshme dhe gjithë të tjerët përfitonin në kurrizin tonë.
Njerëzit më pyesin sa keq ishte. Ishte aq keq sa u largova nga shoqet e mia, nga ëndrra ime dhe nga një kontratë $13 milionëshe. Ne e dinim që do të ishim numri një.
Dua që nëna nga ferri të rrëfeje pse një nga pjesëtaret e grupit të saj vrau veten. Tregoji njerëzve si na vrave mendërisht.

Të jesh pjesë e një grupi do të thotë të luash në grup. Do të thotë të flesh me kë të thonë ata të flesh. Nëse nuk e bën, s’ke si ta mbrosh veten.
Pasi të kthejnë kurrizin ose të bëjnë të varur nga drogërat, e përdorin këtë kundra teje. Viktimizojnë viktimën sërish.
Pse s’e raportuam? Sepse jemi të gjithë të abuzuar. Personalisht, më kanë thënë se nëse tregoj, do të më vrasin ose do të më shkatërrojnë karrierën.”
Deklarata e mësipërme u postua në seri në Twitter nga Kaya Jones. Me nëna nga ferri ajo i referohet Robin Antin, themelueses së Pussycat Dolls dhe grupit G.R.L. Ndërsa vajza që u vetëvra, është Simone Battle, pjesëtare e G.R.L.

Antin i mohoi akuzat dhe i quajti “gënjeshtra qesharake dhe të neveritshme”. Sipas saj, Kaya po “kërkonte 15 minutat e saj të famës”.
Kaya Jones ishte pjesë e Pussycat Dolls që në momentin që nënshkruan kontratën. Ajo u largua pas dy vitesh, ndërsa grupi qëndroi në treg deri në 2010.
Burimi: The Independent