Celebrity

Kryengritja e grave të Hollywood-it inatos aktoren: Për mua s'u kujtua njeri!

19 Tetor 2017

Kryengritja e grave të Hollywood-it inatos aktoren: Për mua s'u

U desh të dilnin në pah gjithë akuzat ndaj gjigandit të kinemasë, Harvey Weinstein që gratë e Hollywood-it të rrëfenin historitë e tyre të abuzimit si për të sensibiluzuar dhe mbështetur kështu njëra-tjetrën.

Kryengritja e grave të Hollywood-it inatos aktoren: Për mua s'u

Por duket se nga e gjithë kjo kryengritje, aktorja e njohur Lindsay Lohan ka rezervat e veta. Përmes një fotoje të postuar në llogarinë e saj të Instagram-it, Lohan është shprehur hapur se askush nuk e ka mbështetur atëherë kur kishte nevojë që njerëzit ta bënin këtë.

Kryengritja e grave të Hollywood-it inatos aktoren: Për mua s'u

Poshtë fotos ku shfaqet Lindsay në një prej filmave të saj më të njohur “Parent Trap”, shkruan:

“E gjithë kjo kryengritje për fuqizimin e femrës, a thua se ndonjë nga gratë e Amerikës donte t’ja dinte kur ish-i fejuari im abuzonte me mua. Askush nuk u çua për mua kur kisha më shumë nevojë. Ju mund ta imagjinoni se çdo të thotë të shfaqesh në publik si një grua e fortë, por secila nga ne bën zgjedhjet tona dhe zgjohemi po në krevatet tona. Unë zgjedh të shkoj në shtëpinë time dhe të zgjohem vetëm.”- shkruan aktorja e prekur nga e gjithë kjo.

Pavarësisht kësaj, Linday e mbyll shkrimin me besimin se çdo gjë një ditë do të shkojë në vendin e saj dhe secili do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

Kryengritja e grave të Hollywood-it inatos aktoren: Për mua s'u

Ylli i “Mean Girls” ka qenë e fejuar me playboy-in rus Egor Tarabasov, i cili e ka dhunuar aktoren më shumë se njëherë gjatë lidhjes së tyre.