Fletore Kinemaje

5 filmat që me siguri do të rrëmbejnë Oscar-in e më të mirit: Pse duhen parë

15 Nëntor 2017

5 filmat që me siguri do të rrëmbejnë Oscar-in e më

Vitit po i vjen fundi dhe Hollywood-i është mbledhur duke çuçuritur për të zgjedhur filmat që do të nominohen për titullin e më të mirit të vitit. Dhe po jua themi që tani që konkurrenca është e fortë. Më poshtë gjeni pesë filmat që përfliten për një nominim, s’janë nominuar ende. Sidoqoftë, shanset janë të larta.

1. The Shape of Water

Filmi i Guillermo del Toro është një nominim i sigurt. Një fantazi, romancë, horror e çuditshme, fabula flet për dashurinë mes një gruaje dhe një burri-peshk. Është kaq i pazakontë, sa s’do na vinte keq po ta rrëmbente trofeun.

2. Call Me By Your Name

Mund ta quajmë filmin më të bukur, më mahnitës, më mbresëlënës, më “çdo superlativë që ju vjen në mend”. Një copë arti që e përshkruan më së miri si është të biesh në dashuri.

3. Dunkirk

Mund të keni dyshime për sa i përket Dunkirk, po faktet që është realizuar shumë mirë dhe është një përvojë kinematografike, janë të padiskutueshme. Ndoshta filmi vetë s’është më i miri i vitit, por regjia e Christopher Nolan, po.

4. Darkest Hour

Ky film duket sikur është realizuar me kast për të marrë një Oscar. Gary Oldman, një aktor i vlerësuar, luan rolin e një figure të njohur të politikës, Winston Churchill dhe është i tëri në theks anglez. Filmi më Oscaresque që keni dëgjuar, apo jo?

5. The Post

Jo thjesht nominim, po ky film me do të fitojë. Kemi Meryl Streep që luan rolin e katharine Graham, botueses së parë femër të The Washington Post. Filmi vjen në momentin perfetk pasi shërben si një zgjim për situatën në të cilën gjendet bota sot. Oh, regjia është nga Steven Spielberg, kështu që, duhet parë medoemos.