Maska për fytyrë dhe flokë

Gocat tona janë shkencëtare bukurie! 5 sekretet shqiptare për flokë e lëkurë bebesh

16 Nëntor 2017

Gocat tona janë shkencëtare bukurie! 5 sekretet shqiptare për

Vajzat shqiptare zotërojnë mjeshtërinë e vyer të shkencës së bukurisë.

Dje na treguan disa nga ritet e përditshme të bukurisë, na zbuluan vajrat e kremrat magjikë me të cilët trajtojnë lëkurën dhe flokët dhe na lanë pa fjalë.

Kimistët na mallkofshin; sipas nesh këto vajza janë shkencëtare të vërteta dhe mund t’u besonim verbërisht. Ato dinë të përftojnë pluhura kurativë nga frutat dhe lulet dhe vajra nga shega!

Ja 5 sekretet e bukurisë së alkimisteve shqiptare të bukurisë:

1. Fruta dhe lule të thara dhe të bëra pluhur

Gocat tona janë shkencëtare bukurie! 5 sekretet shqiptare për

“Nuk ka si pluhurat e përfituar në mënyrë bio. Sidomos tani, që është edhe sezoni i shegëve, trëndafilit të egër, mandarinave, etj. I thajmë dhe i bluajmë në mikser. Mund të bëjmë shumëllojshmëri maskash me to duke i përzier me mjaltë, kos ose qumësht. Sidomos për vajzat që kanë probleme me aknet, yndyrën, puçrat etj.”

2. Vajrat e shegës dhe arganit

“Maskat për fytyrën dhe flokët i kam fiksim. Jam 20 vjeçe dhe kam filluar që tani me produkte bio (të përgatitura vetë në shtëpi) t’i përdor në fytyrë dhe në flokë. Për flokët fillimisht përdorja një maskë me përbërje vaji ulliri dhe të verdhe veze për disa muaj rresht vazhdova me këtë maskë, kurse tani aktualisht përdor vetëm vaj argani. Një masazh të lehtë me kokëposhtë, lyej rrënjën dhe gjatësinë dhe i mbaj për dy orë.

Kurse për fytyrën kam bërë vetë një krem me përbërje farash ftoi, vitaminë E dhe vaj argani, është super për aknet dhe parandalimin e rrudhave, puçrat etj. Për fytyrën gjithashtu përdor vajin e shegës (kokrrat e pathara të shegës i vendosim në vaj ulliri, e kullojmë për 1 muaj dhe vaji është gati për t’u përdorur çdo mbrëmje në fytyrë, pa e shpëlarë. Është një mrekulli. Flokët i kam super dhe fytyrën gjithashtu shumë të pastër.”

Gocat tona janë shkencëtare bukurie! 5 sekretet shqiptare për

“Pastroj fytyrën me vaj kokosi, po ashtu dhe trajtime për flokët me të. Pasi e pastroj mirë fytyrën e lyej çdo darkë me vaj 100% bio të arganit. Është super.”

Gocat tona janë shkencëtare bukurie! 5 sekretet shqiptare për

3. Qepa!

“Unë kam një muaj që bëj maskën me qepë të kuqe dhe me mjaltë. Kjo maskë ka bërë një mrekulli me flokët e mi, jo vetëm që më janë zgjatur por edhe më janë dendësuar. Jam e lumtur që e provova, sepse ndryshimi ka qenë shumë i dukshëm. Për të hequr erën e qepës nga flokët kam përdorur uthull molle, pasi kam mbajtur në kokë maskën me qepë për dy orë, laj flokët dhe i shpëlaj ato me uthull mille e cila jo vetëm që largon erën e qepës, por gjithashtu i ushqen flokët.”

Gocat tona janë shkencëtare bukurie! 5 sekretet shqiptare për

4. Kërmilli me lëngun e tij të argjendtë

“Kërmijtë. Rigjenerues dhe ndihmues në prodhimin e kolagjenit.”

Gocat tona janë shkencëtare bukurie! 5 sekretet shqiptare për

5. Mos bëj asgjë: lëkura do të ta shpërblejë

“Unë jam 26 vjeçe dhe të gjithë më thonë se nuk jam kaq, se s’jam më shumë se 16 vjeç.

2 gjëra më kanë zili vajzat: flokët dhe freskia e fytyrës. Sekreti është: STOP makeup. STOP pjastër dhe tharëse.

Nuk po them se nuk i përdor kurrë, por deri më sot nuk i kam përdorur më shumë se 20 herë. Falë Zotit flokët i kam të drejta, kot të përdor pjastër. Ndërsa për t’i tharë i thaj gjithmonë me peshqir. Kurrë nuk i mbledh të lagura. Përdor çajin e hithrës çdo pranverë për to.

Gjatë dimrit, vajin e ullirit me vezë ose mjaltë. I kam goxha të gjata. Ndërsa fytyrës i vë vajin e kokosit dhe pothuajse kurrë nuk përdor sapun në të. Thjesht ujë sa herë të më jepet mundësia, normalisht çdo ditë në mëngjes dhe në darkë.”

Gocat tona janë shkencëtare bukurie! 5 sekretet shqiptare për

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.