Anonim të lutem

E keqja vjen nga brenda: Hajdutët më të rrezikshëm shqiptarët i kanë patur në shtëpi

24 Nëntor 2017

E keqja vjen nga brenda: Hajdutët më të rrezikshëm

Cilado qoftë arsyeja, asgjë nuk e justifikon një vjedhje! Kjo është e vërteta e madhe, pavarësisht se dashur pa dashur njerëzit përpiqen të gënjëjnë veten apo fajësojnë rrethanat në të cilat janë ndodhur. Në temën e publikuar dje në Anabel Facebook, ku shqiptarët treguan situatat e pakëndshme të vjedhjeve, shumica e letrave kishte diçka të përbashkët:Fajtori ishte gjithmonë dikush shumë afër  rrethit të tyre.

Kjo që do të lexoni më poshtë është shpërthimi i një gruaje të revoltuar, të cilës i është dashur të ndajë krevatin me burrin hajdut.

E keqja vjen nga brenda: Hajdutët më të rrezikshëm

“Mirmbrema Anabel! Une e kam pasur hajdutin çdo nat ne krevat. Burrin, me vodhi gjithe bizhuterite me vlere dhe mi shiti. Qe mos befte piken e hajerit! Dua t’i them qe njera prej tyre s’kishte asnje vlere! E hengre sapunin per djathe nuk ishte flori, mos te mbifshin ne bark ato pare jarebi anonim te lutem. S’të fal ai, edhe minjte neper mure.."

E keqja vjen nga brenda: Hajdutët më të rrezikshëm

Po kur motra bie në dashuri me një hajdut manipulues si i bëhet?  Vajza na shkruan se si ajo ishte gati të bënte çdo gjë për të, pa e menduar 2 herë.

 “Mirmbrema anbel. Mbase e publikon kete here. Behet fjal per disa vite me pare,ateher isha e fejuar me burrin qe kam sot. Motra ime kishte lidhje me nje maniak, rrugac, vjedhes. Te gjitha te keqijat qe egzistojn ai i bente. Ne fejese siç eshte zakoni familja e burrit me sollen shum flori dhe naten e fejeses mblodha nje shume te konsiderueshme te hollash. Kur u zgjova ne mengjes gjeta vetem gjysmat, kerko kendej andej neper shtepi nuk i gjeta. Fajtori duket ne fytyre! Motra mi kishte marr dhe ja kishte dhene ati tipit. Nuk shkoj shum gjat me humbi unaza e fejeses,perseri e njejta histori e kishte shitur dhe leket ja kishte dhene te dashurit te saj. Pas nje kohe me humben me shum se gjysma e florive,ateher nuk durova dhe I tregova mamit dhe babit qe kjo kishte lidhje me nje person qe e shtynte te mi vidhte gjerat dhe leket ja jepte atij. Ajo edhe sot e kesaj dite nuk e pranon, por kur ja kam thene ne fytyre vetem e ka ulur koken dhe nuk e ka mohuar. Pastaj leje turpi qe me zuri qe duhej t’i tregoja burrit. Që atehere s’kam besim tek motra ime, edhe pse e kam nje te vetme!”

E keqja vjen nga brenda: Hajdutët më të rrezikshëm

Kemi dëgjuar e kemi parë nëpër filma se kërdia më e madhe bëhet midis shoqeve që ndajnë shtëpitë me njëra-tjetrën, apo në dhomat e konviktit.  Pas një bashkëjete që fillimisht duket mrekulli, nis dalëngadalë të kuptosh që ajo as shtratin e saj nuk ngre më, pastaj të mungon diçka...Dhe në fund, në vend të kremit pudër, gjen një gjysmë sapuni!

 “Anabel tani e pashe temen e mbremshme..Do tju tregoj dicka te vogel...Kam jetuar ne shtepi me qera me dy goca nga Burreli me origjine.U detyrova t’i  merrja me ane te njoftimit per ndarje qeraje , pasi shoqes sime të ngushte i duhej te ikte papritur dhe s’mund te paguaja dot shtepine. Si perfundim pasi ndodhen shume sherre e debate sepse nuk ishin të pastra ishin dhe shume arsye te tjera qe s’po i permend, i perzura nga shtepia.Pasi iken fillova te sistemoja shtepine dhe ta pastroja..Anabel zbulova qe me kishin vjedhur rroba dhe bizhutë qe kisha neper sirtare. Kishin vjedhur  rroba me etikete dhe pa etikete po shume te shtrenjta qe i kisha te shoqes qe kishte ikur dhe qe i kishte lene aty per t’i marr me vone..Qershia mbi torte ishte vjedhja e kremrave make up qe kisha te miat. Mi kishte blere motra ne Itali..E di ç’kishin bere? Kishin marre nje sapun rrobash e kishin prere me dysh dhe i kishin fut neper kartonet e kremrave.. Duke qene se une si kisha hapur ato pasi po perdorja nje marke tjeter,nuk i kisha hapur ndonjeher ambalazhet e tyre as kur kam pastruar.E kam zbuluar kete vjedhje rreth 2 jave pasi  ikën ato...Mua me bej anonim por ato jo! Irena dhe Anisa ju pershendes me mall...Shoqes sime i keni 300 mije lek borxh per rrobat qe i moret. Mire goca?”

E keqja vjen nga brenda: Hajdutët më të rrezikshëm

Historikisht na është thënë se nga vjedhja vijnë gjithë të këqijat dhe në fakt është e vërtetë! Sepse një gjest i tillë të çon vetvetiu drejt gënjeshtrës, manipulimit dhe më e bukura është që nis të mësohesh dhe jeton me to! Aq sa fillon vërtetë të besosh se nuk ishe ti ajo që sapo e bërë!

“Mund te keni degjuar per fenomenin e ndarjes se qerase ne tirane. Vajzat qe do jetonin ne shtëpi i gjente pronaria e shtëpise pasi vendoste lajmerime te ndryshme ne gazete dhe jo te gjeje dike qe njihje ta kishe shoqe dhome. Ne shpi jetonin 8 vajza qe ndanin qerane. Disa vajza kishin vite ne ate shtepi e disa nuk kishin bere muajin . Pas largimit të nje vajze ne shtator zevendesuesja ishte nje hajdute. Kishte marr rrobat e vajzave te tjera e i kishte futur tek dollapi i saj. Dhe kur e kapen e mbronte veten duke thene qe rrobat, kremrat, etj ishin te saj. I genjente sy per sy! Dhe pronarja i hidhte fajin per gjerat e zhdukura vajzes se fundit qe kishte ikur nga ajo shtëpi, por qe ne fund u provua kush kishte ndyre duart.”

Letra e mëposhtme është rasti tipik kur shoqja është e fiksuar të ketë çdo gjë tënden, por të paktën e ka mbyllur me kaq...

 “Do doja te tregoja dhe une se si me vodhen shtepine. Ne jete ndodhin probleme e halle te ndryshme dhe je e detyruar qe femijen per shkak te rrethanave ta lësh me njerez "te besuar". Kisha nje sebep tek njerzit e burrit dhe kur isha duke u pergatit me dal thash Po pse nuk e vej ne gisht unazen floriri me gur lejla qe e kisha fiksim.Kerkova por se gjeta, nejse per momentin si kushtova rendesi. Rasti tjeter ishte kur me ndodhi nje vdekje dhe femijen pa mbush vitin e lash ne shpi me "te besuaren". Pas disa diteve duke dale nga shpija, nje vajze ne lagjen ku banoj i shof ne dore nje ore. Ishte ora ime qe kerkoja me dite, por nuk po e gjeja, shkoj ne shtëpi dhe shkoj direkt tek vendi ku une e mbaja gjithmone, por nuk gjeta asgje. Ne nje bisede mes miqsh aty ku ishte "mikja" ime une permenda kte gje, ajo u nxi ne fytyre. Nuk isha keq per nje ore apo unaze por me vjen keq per veten time qe i besova shpine dhe femine tim. Anonim ju lutem”

E keqja vjen nga brenda: Hajdutët më të rrezikshëm

* Siç duket shqiptarët, hajdutët më të rrezikshëm i kanë patur gjithnjë afër vetes dhe një fenomen i tillë do të vazhdojë gjithnjë, në rast se në vend të ndërgjegjes na udhëheq tundimi i pakuptimtë për të patur atë që s’na përket.