Feja

Që tani, hixhabi është i detyrueshëm për muslimanet dhe askush s'mund të thotë gjë

7 Dhjetor 2017

Që tani, hixhabi është i detyrueshëm për muslimanet dhe

Hixhabi, mbulesa e kokës në islam, është subjekt debati kudo në botë. Disa thonë se është në dorë të gruas, disa thonë se s’ka vend për interpretim apo vullnet dhe është i detyrueshëm.

Anën e këtyre të fundit mbajti edhe universiteti al-Azhar, që është institucioni më i madh dhe më i vjetër i studimit të Islamit. Diçka e përafërt me Vatikanin për botën islame. Shkollarët islamë pjesë e këtij institucioni bënë publike një fatwa, një vendim fetar, në lidhje me hixhabin.

Hixhabi është i detyrueshëm për gratë muslimane dhe ato që e kundështojnë këtë qëndrim janë “anormale” dhe “ekstremiste”. Në një deklaratë, institucioni deklaroi se detyrueshmëria e hixhabit është shpjeguar qartazi në Kuran dhe s’ka nevojë për interpretime të mëtejshme.

Që tani, hixhabi është i detyrueshëm për muslimanet dhe
al-Azhar

“Janë të papranueshme opinionet nga publiku apo jo-specialistët mbi këtë çështje. Hixhabi ka për qëllim të ruajë natyrën femërore të gruas[...]” thuhet në deklaratë.

Më tej, shpjegohet se natyra e detyrueshme e shamisë i çon gratë drejt suksesit dhe i bën pjesë aktive të shoqërisë, duke ruajtur trupin e tyre nga vështrimet e burrave.

Fatwa gjithashtu i ndaloi muslimanët të debatonin më tej rreth këtij subjekti, pasi s’janë të autorizuar dhe s’kanë specializimin e duhur për të shprehur mendimet e tyre.

Burimi: Egyptian Streets