Transformim total

‘Duajeni trupin, një ditë s’do ta keni’:Vajza i shpëtoi anoreksisë falë Instagram-it

12 Dhjetor 2017

‘Duajeni trupin, një ditë s’do ta keni’:Vajza i

Studentja e psikologjisë, Emelle Lewis tregoi se si Instagrami e ndihmoi t’ia hidhte paq me anoreksinë.

‘Duajeni trupin, një ditë s’do ta keni’:Vajza i

Gjithçka nisi në moshën 15- vjeçare ku Emelle nisi të ndihej e shëndoshë dhe e shëmtuar, siç shprehet vetë ajo.

“Kur të gjitha shoqet e mia nisën të kishin të dashur mendova se problemi i vetëm ishte pesha ime. Duhej të humbja kile.”

‘Duajeni trupin, një ditë s’do ta keni’:Vajza i

Kështu pa kuptuar Emelle kishte arritur në pikën, ku mund të vishej fare mirë me rrobat e një fëmijë të vogël.

“Problemi ishte se gjatë kohës që isha sëmurë më dukej sikur s’kishte asgjë që s’shkonte me mua. Isha mësuar me atë peshë dhe më dukej se po jetoja krejt normalisht. Nuk pranoja ndihmë dhe isha bërë kaq e ftohtë me njerëzit.” shprehet Emelle, ndërkohë që tregon se ushqehej vetem me biskota dhe sallatë.

‘Duajeni trupin, një ditë s’do ta keni’:Vajza i

Ndryshimi erdhi kur vajza nisi të ndiqte llogari të shumta në Instagram, të cilat e inspiruan me historinë e njerëzve që ia kishin dalë të fitonin me anoreksinë.

‘Duajeni trupin, një ditë s’do ta keni’:Vajza i

“Diçka ndryshoi te unë. I thashë mamasë se tani doja të shërohesha dhe unë. Nuk doja të vdisja. Ama kisha shumë frikë, frikë se unë ndryshe nga ata nuk do t’ia dilja.”

‘Duajeni trupin, një ditë s’do ta keni’:Vajza i

Falë ndihmës së psikologëve dhe një dietologu që iu gjend pranë, Emelle gradualisht nisi ta rimarrë veten. Përpos tyre, në ndihmë i erdhi dhe aktiviteti fizik ku ende sot, e shëruar dhe në një gjëndje mëse të mirë fizike, Emelle ushtrohet disa ditë të javës në palestër.

“Duajeni trupin tuaj, ashtu siç është. Një ditë nuk do të keni një të tillë."

Burimi: Daily Mail