Out and About

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të mirë në botë në Tiranë!

21 Dhjetor 2017

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Duhet të kaloja 20 e kusur vite jetë që të kuptoja se ushqimi nuk ka të bëjë me sasinë, por me cilësinë. Nëse më parë më kënaqej shpirti me një pjatë të bollshme me makarona me gjalpë dhe salcë domatesh që mami im si korçare që është e qan, tani më mrekullon ideja e një pjate të thjeshtë dhe minimaliste në dukje, por që në përbërje ka gjithçka i nevojitet trupit dhe mendjes time dhe sigurisht ndihmon për të vënë sadopak në gjumë nepsin e një të babëziture si puna ime. Pak nga nevoja për të qëndruar në formë dhe ca nga edukata që kam marrë me kalimin e viteve, e kam shumë të qartë që një dietë e shëndetshme ushqimore nënkupton cilësi dhe larmi produktesh dhe nëse unë këtë shërbim e marr në komoditet të plotë, jam e gatshme të paguaj çdo çmim.

Gjithmonë kam menduar se Tirana është një vend i vogël për të hapur aq shumë restorante. Kuzhinë japoneze, kineze, meksikane, indiane, italiane, ballkanike, i gjejmë të gjitha nëpër kryeqytet, po nëse qoftë edhe njëherë keni vizituar ato vende do të kuptoni që kuzhina e sjellë këtu nuk ka asnjë lidhje me atë origjinalen. Dhe këtë mendim që kisha krijuar nga eksperienca ime e vërtetova pasi bisedova me chef Antonio di Gioia të Gambero Gourmet.

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Chef Antonio është italian, më specifikisht nga Bari, ka 35 vite që punon në kuzhinë, ose siç i pëlqen atij ta quajë ‘që luan me përbërësit’. Ka shëtitur thuajse në të gjithë botën, ka punuar në Francë, Angli, Irlandë, Skoci dhe ka marrë e ka dhënë në restorantet e niveleve më të larta.

Kisha qenë pak kohë më parë tek Gambero Gourmet për ditëlindjen e një mikeshës time dhe më duhet të them që siç rrallëherë më ndodh, jam mrekulluar nga pjatat që m’u servirën. Ai ishte kontakti im i parë me chef Antonion, që vinte vazhdimisht në tavolinën tonë për të na prezantuar pjatat apo për të na pyetur nëse ishim të kënaqur nga shija e shërbimi dhe këtë e bënte me të gjithë. Kisha krijuar idenë se duhet patjetër të kisha një lloj statusi që chef-i të vinte në tavolinë (gjë që duhet ta bëjnë të gjithë) dhe të më informonte rreth asaj që po haja. Chef Antonio jo vetëm e bëri, por u tregua edhe ca i duruar përpara 10 vajzave të llastuara që flisnim e qeshnim me zë të lartë dhe nuk ndalonim dot së i bëri foto çdo pjate.

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Edhe këtë herë që shkova për ta takuar, ishte shumë mikpritës. Siç është dhe ambienti tek Gambero Gourmet. Një restorant i ngrohtë dhe luksoz, me një arredim modern dhe shumë ftues, pranë Liqenit të Thatë tek Kopshti Zoologjik. Sapo e njoftuan për ardhjen time, Antonio doli i veshur me përparësen dhe kapelen e chef-it. Më përshëndeti me nxitim dhe u rikthye në strofullën e tij, ndërsa mua më sistemoi me shumë mirësjellje në një tavolinë një nga vajzat e stafit, ku më pas me profesionalizmin më të madh më servirën njëra pas tjetrës pjatat që chef-i kishte përgatitur për mua.

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

“Gjëja më e bukur që provoj në këtë profesion është kur shoh klientët duke buzëqeshur,” më drejtohet ai pasi sheh fytyrën time kur provoj pjatën e parë. Pjata ishte e thjeshtë, me përbërës bazë vezën. E verdha e vezës ishte marinuar për katër orë dhe kishte marrë një trajtë xhelatinoze dhe nuk e di çfarë shijeje ka parajsa, por me siguri diçka e ngjashme.

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

“Në kuzhinën time përdoren tre produkte bazë. Nuk më pëlqen të përdor shumë produkte, të përziej, sepse kuzhina nuk është ajo. Në çdo pjatë, edhe tek ato që hëngrët ju sot, ka tre produkte bazë. Kuzhina gourmet nuk është ajo që shumë njerëz e mendojnë, se në pjatë duhet të ketë 1 milion gjëra, në kuzhinën gourmet duhet të shijoni pak dhe ta kuptoni atë që po shijoni. Në një vit qëndrimi në Tiranë kam parë shumë restorante që pretendojnë se gatuajnë kuzhinën gourmet, por nuk është kështu, sepse në pjatën e tyre nuk mund të kuptosh çfarë po ha...”

Dhe në fakt është e vërtetë. Kuzhina gourmet ka të bëjë me përgatitjen e produktit, teknikën e pjatës dhe krijesat e chef Antonios përngjasojnë më shumë me vepra arti.

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Përbërësit bëhen në moment apo janë të gatshëm në kuzhinë? (Duhet ta bëja këtë pyetje. Urrej kur më bëjnë për budallaqe dhe më servirin ushqime të ndenjura!)

“Do doja që të kalonit në kuzhinë kur të mbaroni, nëse gjeni diçka të përgatitur, më thuaj ‘ti s’vlen asnjë lek’”.

Kalova në kuzhinë. Asnjë ushqim i parapërgatitur, asnjë grimcë pluhuri jo vetëm mbi banak, por as në ajër. Isha në një kuzhinë restoranti apo në një sallë të sterilizuar operacionesh?

Nëse ju keni punuar në restorante kaq prestigjioze, pse zgjodhët pikërisht Shqipërinë dhe Gambero-n për të punuar?

“Për mua ky lokal ka qenë një bast. Pranova të vij këtu, sepse kur vjen në një farë moshe, i vendos vetes qëllime. Dhe unë i thashë vetes: pse në Tiranë s’mund të ketë kuzhinë gourmet?

Në fillim kam derdhur shumë djersë për t’i bërë njerëzit të kuptojnë që kjo është kuzhina. Nuk është një pjatë e madhe me spaghetti me fruta deti, është të hash spaghetti me fruta deti me pasta al dente, të bëra në moment, me pomodorini. Është e vogël, por e bërë në moment. Po përsëris atë që thashë më parë, kam shëtitur shumë, shumë restorante për të kuptuar çfarë është kuzhina shqiptare. Ajo që më ka prekur më shumë është se shumë restorante përdorin emra pjatash italiane, që në fakt nuk janë aspak kështu.”

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Chef Antonio për të gjithë ju që ende jeni skeptikë, i ka dëshmuar aftësitë e tij mbreslënëse në kulinari, pasi u rendit në vend të dytë në një konkurs ndërkombëtar, në garë me 570 chef-a të tjerë kuzhinë nga e gjithë bota. Një thesar. Tek Gambero Gourmet. Tek liqeni i thatë.

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Sa e kuptojnë shqiptarët kuzhinën gourmet?

“Klientin duhet ta edukosh. Klientit s’mund t’i thuash ‘haje këtë pjatë’ dhe mos t’i tregosh çfarë ka brenda. Duhet t’i bësh të kuptojnë se çdo gjë që po ha, mund ta hanë njerëz tëçdo moshe, edhe fëmijët, sepse çdo produkt përpara se të serviret kalon në një ngrirës specifik shumë të fuqishëm. Të gjithë peshqit e freskët, të tipit salmoni, sardelet, toni, kanë një parazit të vogël që quhet anisakis, që vdes vetëm në temperaturat -14 gradë, ose +60 gradë. Ka shumë restorante që peshkun crudo thjesht e presin dhe e servirin. Ky parazit nuk shihet me sy të lirë dhe nëse nuk shkatërrohet, përfundon në stomak ku edhe shumohet dhe mund të hapë komplikime të tjera shëndetësore. Ndaj unë për të qenë i qetë, kaloj gjithçka në ngrirje dhe të them të drejtën nuk e di as nëse e kanë në restorantet e tjera.”

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Prioriteti i chef Antonios është të marrë yllin Michelin në Tiranë. Gambero Gourmet e ndryshon çdo ditë menunë e degustimit, ka 140 etiketa verërash, kuzhinën ku produkti prodhohet në moment, kuzhinën e tre produkteve bazë, kuzhinën e produkteve sezonale, ka komoditetin e garazhdit, ashensorit që të çon menjëherë në restorant, një kamarier për çdo tavolinë, ka tualetin që më shumë se me një tualet përngjan me një sallon, shumë nga kriteret që duhen për të marrë një yll Michelin.

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

A funksionon kjo kuzhinë pa praninë tuaj?

“Unë jam gjatë gjithë kohës në kuzhinë. Çdo person ka këndin e vet, salcat kryesore i përgatis unë, pastat i provoj gjithnjë unë dhe nëse nuk më pëlqen mua nuk del jashtë kuzhinës. Nëse unë jap aprovimin tim, është e sigurt që dhe ju do ta pëlqeni.”

A ju ndodh të ndeshni klientë tekanjozë?

“Mua në një vit në Tiranë nuk më ka ndodhur asnjëherë që një klient të mos e pëlqejë pjatën time. Ditën që do të ndodhë do të ndërroj zanat. Unë kam shumë kërkesa dhe dua që gjithçka të shkojë vaj, por duke parë tregun në Shqipëri e them me krenari se ne jemi në majë.”

Pse njerëzit duhet të vijnë tek Gambero?

“Nëse ti vjen këtu, vjen sepse të pëlqen kuzhina, shërbimi dhe sepse ha vërtet atë që më kërkon mua. Pra tek Gambero gjen shërbimin, kuzhinë të shkëlqyer, produkte të një cilësie të lartë dhe ha atë që vërtet është. Unë e quaj kuzhina zinxhir, prandaj duhet të vijnë njerëzit këtu, sepse i gjen të gjitha.”

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Njerëzit tremben, kanë të panjohur termin gourmet dhe mendojnë se çmimet mund të jenë shumë të larta. A mund të vijë dikush me një buxhet të limituar të shijojë një drekë apo darkë tek Gambero?

“Ky është basti im, që t’i tregoj njerëzve se fakti se vijnë në një restorant të bukur si ky, s’do të thotë se duhet të shpenzojnë shumë për të ngrënë. Ne s’duam që njerëzit të mendojnë se është një restorant i shtrenjtë, në fakt është i hapur për të gjithë.”

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Janë pikërisht ato pjatat fancy, me shumë ngjyra që shihni në Instagram dhe nuk guxoni të gërmoni më tej me idenë se janë të papërballueshme. I gjeni të gjitha tek Gambero Gourmet dhe gjejeni çfarë, nuk keni pse kurseni për t’i provuar. Gjen shijen e mirë tek gjithçka, çmimet e mira dhe shefin e vërtetë italian, që vjen në tavolinën tuaj edhe pa e kërkuar.

Chef Antonio fliste me kaq pasion dhe dashuri për punën e tij dhe nëse thonë se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua, në rastin e tij ishte shumë e vërtetë.

“Nëse nuk do të ishte për këmbënguljen dhe mbështetjen e saj, nuk do të isha këtu sot,” tregon ai, ndërsa bashkëshortja i afrohet tavolinës tonë. 30 vite martesë dhe të dy kishin një entuziasëm adoleshentësh të dashuruar në fytyrë. Antonio ka trashëguar profesionin e chef-it të kuzhinës edhe tek katër fëmijët e tij, që me dëshirë të plotë dhe vullnet të lirë vendosën të ushtrojnë në vende të ndryshme të botës profesionin e të atit si vazhdimësi të traditës familjare.

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Bashkëshortes së chef Antonios rrallë i bie rasti të provojë gatimet e tij, ndonëse pjatat e tij kanë marrë vlerësimin maksimal në rang ndërkombëtar. Ajo vazhdon të jetojë në Itali, ndërsa Antonio ka zhvendosur të gjithë karrierën e tij në Shqipëri, i vendosur të ndajë eksperiencën e tij 35-vjeçare me të gjithë ju që dashuroni ushqimin e mirë, servirur me elegancën dhe kreativitetin që vetëm mendja dhe dora e chef Antonio di Gioia-s tek Gambero Gourmet mund të krijojë.

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të

Gjeta parajsën e kuzhinës gourmet dhe chef-in më të